Nëse keni lindur me operacion cezarian, kjo nuk do të thotë se automatikisht lindja e radhës do të jetë e tillë. Më shumë se një në pesë gra lindin fëmijën e tyre të parë me operacion, por ka gjasa që lindjet e tjera të jenë natyrale. Megjithatë, rekomandimi i mjekut është i nevojshëm patjetër.
Lindjet me operacion përbëjnë rrezik për operacionet e mëvonshme, për humbjen e gjakut, infeksionet, dëmtimin e organeve etj. Kështu, lindja e parë me operacion është më pak e rrezikshme se e dyta e me radhë.
Lindja natyrale pas lindjes me operacion:
Nuk rekomandohet nëse operacioni është kryer vertikalisht, sepse mund të rezultojë në këputje të mitrës. Mund të kryhen nëse çarja e operacionit është bërë horizontalisht dhe poshtë.
Është më e lehtë të ndodhë nëse para lindjes me operacion keni bërë lindje natyrale.
Mund të jetë e suksesshme nëse dhimbjet e lindjes janë spontane.
Do të jetë shumë e vështirë, nëse lindja e mëparshme u bë me operacion për shkak të vështirësive që nuk mund të shmangeshin.
Mund të jenë më pak të suksesshme nëse jeni mbipeshë ose keni fituar shumë kile gjatë shtatzanisë.
Mund të jetë më e rrezikshme nëse fëmija juaj ka peshë të madhe.
Sa më e re të jeni, aq më të sukseshme janë.
Pavarësisht avantazheve të një lindje natyrale pas lindjes me operacion (si qëndrim më i shkurtër në spital, rrezik më i ulët i infeksionit dhe kosto më e ulët), ju keni të drejtë të zgjidhni sërish lindjen me operacion, nëse edhe mjeku është dakord.