Disa shenja “normale” të shtatzanisë janë tepër të njohura nga nënat, por cfarë mund të themi në lidhje me disa shenja të çuditshme. Cilat janë ato?
Mendoni se nëse keni gjakderdhje nuk jeni shtatzënë? E keni gabim. Gjatë fillimit të shtatzanisë është tepër normale.
Rritje e dëshirës seksuale.
Kjo dëshirë vjen si pasojë e rritjes së nivelit të hormoneve.
Shije metalike në gojë. Zakonisht kjo shije shfaqet tek disa gra pasi kanë konsumuar ushqim.
Ëndrra më reale. Tashmë ëndrrat do t’i ndieni më shumë dhe kjo mund të jetë një shenjë shtatzanie.
Shfaqen njolla kafe në trup.
Kjo mund të ndodhë në rreth 50% të grave gjatë shtatzanisë. Hormonet shkaktojnë një rritje të ndjeshmërisë ndaj diellit duke bërë që pigmenti i lëkurës të ndryshojë.
Luhatje të humorit. Kjo do të jetë më e theksuar gjatë 12 javëve të para të shtatzanisë, kjo pasi niveli i progresteronit si edhe estrogjenit rritet ndjeshëm, duke e bërë gruan të ndihet e irrituar.
Dhimbja e kokës. Është më e theksuar përgjatë trimestrit të parë të shtatzanisë.