Është patologji e trashëgueshme?
Mund të ndodhë që njëri nga prindërit ose të dy të kërcasin dhëmbët në gjumë dhe për pasojë e kanë trashëguar edhe tek fëmija. Nëse kjo nuk ka ndodhur Bruksizmi mund të lidhet me prezencën e një shqetësimi tjetër gjumi që mund të ketë qënë prezent kohë më parë tek një person i familjes.
Duhet të shqetësohemi nga këto episode?
Në përgjithësi anomalia nuk shfaq ndonjë shqetësim dhe në disa raste mund të kalojë pa kuptuar.
Megjithatë nuk mund të lemë pa përmendur se në disa raste mund të nevojitet vizita tek mjeku. Pasojat janë veshja e dhëmbëve, dhimbja e kokës pas zgjimit, të cilat zakonisht shfaqen në format e rënda të Bruksizmit.
Ekzistojnë kura për Bruksizmin?
Në përgjithësi ky shqetësim kalon në mënyrë spontane me kalimin e viteve, dhe në disa raste të ralla kalon në moshë më të madhe.
Nuk ekzistojnë kura specifike, por në rastet më të rënda këshillohet një vizitë tek neurologu infantile, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e gjumit të fëmijës.
Limitimi i mikro-zgjimeve gjatë natës do të ndikonte në uljen e episodeve të Bruksizmit, si pasojë e mbajtjes nën kontroll të lëvizjeve të pavullnetshme.
Përsa i përket aparatit që vendoset në gojë gjatë natës, nuk këshillohet të përdoret tek fëmijët e vegjël.
Më e rëndësishme se vendosja e aparatit ëstë ndihma që duhet t’i jepet fëmijës të kalojë shqetësimet emocinale që ai mund të ketë.