Si rregull i përgjithshëm, dentistët sugjerojnë që t’i lani ju dhëmbët e fëmijës suaj derisa ai të jetë zhvilluar mjaftueshëm për të lidhur këpucët e tij, zakonisht rreth moshës 6- vjeçare.
Edhe kur të vijë ky moment ju duhet të mbeteni të angazhuar për t’u siguruar që fëmija po i lan dhe pastron dhembët si duhet.
Një fëmijë edhe 18 muajsh mund të përpiqet të rrëmbejë furçën e tij të dhëmbëve dhe dëshiron t’i lajë vetë dhe është mirë të lejohet të praktikohet, për sa kohë që ju të kryeni sërish këtë proces, për ta bërë në mënyrën e duhur.
Mos harroni që pas larjes të përdorni edhe fillin dentar.
Mund të jetë e vështirë t’i bindni fëmijët për këtë, por është e vetmja mënyrë për të hequr maksimalisht mbetjet e ushqimeve nga dhëmbët e fëmijës suaj.
Disa kompani e bëjnë fillin dentar të përshtatshëm për fëmijët, madje me dekore kafshësh e objektesh të dashura për ta.