Ashtu si shumë zakone të tjera, kruajtja e hundës mund të lehtësojë stresin ose të jetë një mënyrë që fëmija të kalojë kohën. Disa njerëz e konsiderojnë atë një zakon nervor.
Por ky veprim nuk është domosdoshmërisht një shenjë se fëmija juaj është tepër i shqetësuar. Të vegjlit e kanë të vështirë të pastrojnë hundët në mënyrën e duhur, kështu që nëse irritohen nga hunda e bllokuar gjejnë zgjidhje në moment, pavarësisht se ku janë.
Fëmijët me alergji mund të kenë më shumë gjasa të kruajnë hundët.
Por ka lajm të mirë. Kruajtja e hundës së foshnjës nuk ka të ngjarë të zgjasë në moshë madhore. Shumica e fëmijëve heqin dorë përfundimisht, shpejt nga ky veprim.
Çfarë mund të bëj kur fëmija kruan hundën?
Mos e qortoni
Pa marrë parasysh sa e turpshme ose e “neveritshme” mund të jetë për të tjerët, nuk është mirë të bëni komente për këtë. Nëse e ndëshkoni fëmijën, ose vendosni gjëra pikante apo të shëmtuara në gishta, do të ketë efekt të kundërt. Fëmija do të ndihet keq që po ndëshkohet për një veprim të padëmshëm.
Mbani duart e fëmijës të zëna
Jepini fëmijës të mbajë në duar objekte që pëlqen, në mënyrë që të jetë i shpërqëndruar.
Konsultohuni me mjekun
Nëse jeni të shqetësuar, përmendeni këtë veprim të fëmijës në takimin me mjekun. Kjo mund të ndodhë sepse fëmija juaj është duke eksploruar hundën aq intensivisht sa po dëmton veten.
Prisni dhe shpresoni
Ndërsa fëmija juaj rritet, mund të humbasë interesimin për kruajtjen e hundës. Ai mund të përdorë duart për detyra më komplekse, siç është ndërtimi i lojërave me puzzle.