Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit.
Vaksinat, dietat dhe mungesa e acidit folik janë disa nga të dyshuarit kryesorë për shkaktimin e këtij problemi, por me sa duket, kësaj liste i është shtuar edhe stresi gjatë shtatzanisë.
Më parë studiuesit e kanë lidhur stresin që nëna kalon gjatë shtatzanisë me probleme si lindja e parakohshme, pesha e ulët e bebit gjatë lindjes, dhe problemet me sjelljen e fëmijës më vonë gjatë të ardhmes.
Por tani një studim i ri i publikuar në “New England Journal of Medicine” thotë se stresi i përjetuar gjatë shtatzanisë mund të shkaktoi autizëm.
Autizmi mendohej të vinte për shkak të çrregullimeve gjenetike por ky studim tregon se kushtet psikologjike në të cilat nëna e kalon shatzaninë, si për shembull stresi, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e këti problemi.
Për të mbledhur të dhëna për këtë çështje studiuesit pyetën nënat e disa fëmijëve autikë nëse kishin përjetuar ndonjë situatë stresuese gjatë shtatzanisë, si humbja e vendit të punës, divorci, apo shpërngulja nga vendi ku jetonin më parë dhe më pas i dërguan nënat t’i nënshtroheshin disa analizave për të matur nivelin e aktivizimit të disa gjeneve të ndjeshëm ndaj stresit, dhe sa më shumë gjene të tilla të ishin aktivizuar, aq më stresuese kishin qënë situatat të cilat këto nëna kishin kaluar.
Pas analizave dhe intervistave të bëra me nënat, studiuesit zbuluan se ato kishin kaluar situata shumë stresuese gjatë fundit të trimestrit të dytë dhe fillimit të trimestrit të tretë.
Megjithatë mos u alarmoni pasi bëhet fjalë për situata stresuese ku arrihet një nivel shumë i lartë stresi, plus që ky ishte vetëm studimi i parë për këtë temë dhe përfundimet e tij kanë nevojë për analiza dhe konfirmime të mëtejshme.