A është e vërtetë që një fëmijë duhet të jetë të paktën 2 vjeç në mënyrë që të zhvillojë alergji?
Për një kohë të gjatë shumë mjekë besonin se foshnjat nën 2 vjeç nuk mund të zhvillonin alergji sepse sistemet e tyre imunitare nuk ishin zhvilluar mjaftueshëm.
Alergjia ndodh atëherë kur sistemi imunitar karakterizon disa substanca si të huaja, si për shembull poleni. Kështu sistemi imunitar nis sulmin kundër tyre, duke shkaktuar simptoma.
Por tani e dimë që kjo nuk është e vërtetë. Foshnja mund të ketë një reaksion alergjik ndaj pothuajse çdo gjëje që është i ekspozuar, duke përfshirë pluhurin, mykun, kafshët shtëpiake, apo edhe disa ushqime.
Në anën tjetër, alergjitë sezonale kanë tendencë të manifestohen më vonë, sepse duhet të paktën një sezon alergjie që sistemi imunitar i foshnjës të “mësojë” se është alergjik ndaj tyre. Në varësi të faktit kur fëmija juaj ka lindur, nuk do të keni mundësi të keni alergji sezonale më herët se 12 deri në 15 muaj.
Simptomat e alergjive tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël përfshijnë hundë të lëngshme me mukus të qartë, kruajtje, sy të me lotë, teshtima, dhe rrathë të errët poshtë syve. Nëse dyshoni se fëmija juaj ka alergji, bisedoni me pediatrin, i cili do t’ju udhëzojë si të veproni.