Fëmija nuk ha perime? Është e zakonshme, fëmijët dhe perimet nuk janë gjithmonë në marrëdhënie të mirë.
Faji mund të jetë i shijes së hidhur të shumë perimeve, por edhe i prirjes së pakët të nënave për t’i sjellë fëmijët në tavolinë. Fakti është se deri në 2 prindër nga 10 deklarojnë se nuk janë në gjendje t’i bëjnë fëmijët e tyre të hanë edhe një pjesë e tyre e kanë këtë problem çdo ditë.
Për të ndihmuar në përmbysjen e marrëdhënieve ndërmjet fëmijëve dhe perimeve, IAS (Instituti Italian i Ushqimit) ka përgatitur disa këshilla praktike për tejkalimin e “fobisë së gjelbër” të fëmijëve, pikërisht për shkak të vetëdijes për rolin strategjik që luajnë këto ushqime gjatë viteve të rritjes.
Duart në gatim
Marrja e fëmijëve në përgatitjen e pjatave të thjeshta i motivon ata të shijojnë ushqimin që e kanë parë që në fazat e para deri në servirje, duke siguruar mposhtjen e frikës nga perimet. Edhe përfshirja e tyre gjatë blerjeve dhe marrja e mendimit për perimet mund të jetë një stimul për shijen “e parë”.
Syri gjithashtu dëshiron pjesën e tij
Fëmijët dhe perimet mund të bëhen miq falë kënaqësive të kombinimeve më të këndshme në pjata. Kungulli i njomë, spinaqi, karota, speci mundësojnë përgatitje shumëngjyrëshe dhe tërheqëse për të vegjlit. Dhe kur këto perime nuk janë në sezon dhe ju nuk mund t’i blini ato “të freskëta” në treg, ju mund të përdorni perime të ngrira.
Vini në punë imagjinatën
Për të bërë perime më të shijshme, ju mund të përgatisni qofte, omeletë, kroketa, forma kafshësh, letra, zemra, fytyra me buzëqeshje.
Vendosja e sasive të mëdha të perimeve (si dhe çdo ushqim tjetër) në pjatë mund t’i dekurajojë fëmijët, duke i bërë të ndjehen të paaftë për të përfunduar vaktin. Pjesët duhet gjithmonë të jenë të përshtatshme ndaj nevojave dhe moshës.
Bindja më e mirë për fëmijën është që e gjithë familja të hajë sa më shumë perime, përveç përmendjes së vlerave të tyre.