Ajo tregon se e para që e dëgjoi duke kënduar ishte mamaja e saj, e cila e dëgjoi një ditë në dhomën e saj të gjumit.
Mikela Paluca: Isha duke kënduar një ditë në dhomën tme dhe më dëgjoi mami dhe më tha: Po ky zë ku ishte, kujt i ngjau se asnjë në familjen time nuk këndon.
Mikela tregoi se leksionet e para për muzikë i ka marrë në Itali ndërsa kur erdhi në Shqipëri ka marrë leksione nga Juliana Pasha.
Mikela Paluca: Kam marr leksione nga Juliana Pasha. Tani punoj tek klubi i Julianës, “Lala Land”, këndoj aty me të. Kur më sheh më thotë gjithmonë se sheh një Julianë të vogël.
Pas kësaj këngëtarja shqiptare Juliana Pasha pati një videomesazh surprizë për Mikelën e cila u emocionua.
Ora News