Një nxënës 11 vjeç ka shënuar rezultatin më të lartë të mundshëm në një test Mensa – duke mposhtur Albert Einstein dhe Stephen Hawking.
Yusuf Shah, 11 vjeç,arriti në shifrën 162 – maksimumi për moshat nën 18 vjeç dhe në përqindjen më të lartë të të gjithë njerëzve.
Thuhet se Hawking ka shënuar 160 pikë dhe Ajnshtajni gjithashtu.
Yusuf tha se miqtë e tij në shkollë i thonë gjithmonë se ai është shumë i zgjuar dhe ai deshi të testonte veten.
Nxënësi i klasës së gjashtë Yusuf shpreson të studiojë matematikë në Kembrixh ose Oksford dhe tha se i pëlqen të bëjë gjithçka që stimulon trurin e tij.
Në kohën e lirë luan sudoku dhe me kubat me ngjyra.
Nëna e tij Sana tha: “Jam shumë krenare. Ai është personi i parë që ka bërë testin Mensa në familje. Në fakt isha edhe pak e shqetësuar. Menduam se mund të frikësohej nga të rriturit në qendër. Por ai ia doli shkëlqyeshëm”.
Vëllai i tij do ta bëjë së shpejti testin.