Këmbët e fryra gjatë shtatzanisë janë një çrregullim i zakonshëm. Kryesisht shkaktohen nga ndryshimet hormonale dhe ndryshimet që ndodhin në trup gjatë shtatzanisë. Nëse në dimër situata mund të kontrollohet, në stinën e verës është pak më e vështirë.
Në muajt e parë të shtatzënisë shumë faktorë shkaktojnë shfaqjen e edemës. Midis tyre janë dhe hormonet, si estrogjeni dhe progesteroni, prodhimi i të cilave rritet gjatë nëntë muajve.
Edemat rriten sidomos në tremujorin e fundit tek këmbët kur pesha e mitrës shtohet. Fryrja e këmbëve mund të shërohet lehtësisht duke ndjekur disa indikacione:
Kufizim në shtimin e peshës
Shmangni qëndrimin në këmbë ose duke qëndruar ulur për një kohë të gjatë
Ecni sa me shumë për të stimuluar qarkullimin e gjakut
Përdorni këpucë të rehatshme
Vishni pantallona elastike
Kaloni disa orë në ditë duke u shtrirë me këmbë të ngritura
Masazhet limfatike janë të shkëlqyera për lehtësimin e këmbëve të fryra
Masazhoni këmbët çdo ditë me një xhel apo krem freskues
Një herë në javë mbani këmbët në ujë me kripë
Pini 2 litra ujë në ditë
Kufizoni konsumimin e kripës.