Pranvera sigurisht është shumë e bukur, por bashkë me lulet ajo sjell dhe alergjitë sezonale. Kur bimët lëshojnë polenin, miliona njerëz fillojnë të tështijnë dhe të tërheqin hundët.

Cilat janë shkaqet?

Nxitësi kryesor i alergjive pranverore është poleni. Bimët lëshojnë këto kokrriza të vogla në ajër për të bërë fertilizimin e bimëve të tjera. Kur poleni arrin në hundët e dikujt që është alergjik, shkakton një situatë alerti për sistemin imunitar.

Sistemi imunitar gabimisht e shikon polenin si një rrezik për trupin dhe dërgon antitrupa për të sulmuar alergenin (polenin). Kjo çon në çlirimin e histaminës në gjak. Histamina është ajo që shkakton bllokimin e hundëve, tështimat, kruarjet e syve dhe simptoma të tjera që ju mund t`i dini nëse jeni alergjik.

Poleni mund të udhëtoj me kilometra, ndaj mos fajësoni vetëm bimët e lagjes suaj.

Pemët nxitëse të alergjive pranverore mund të jenë:

Lisi

Plepi

Ahu

Selvia

Arra

Dëllënja

Lisi

Ulliri

Palma

Pisha

Shelgu

Etj.

NIveli i polenit është më i lartë në ditët me erë, kur ato kanë mundësi për të udhëtuar më gjatë duke u transportuar më anë të erës. Në anën tjetër, ditët me shi largojnë polenin.

Cilat janë simptomat?

Bllokim i hundëve

Lotim i syve

Tështima

Kollë

Kruarje e syve dhe hundës

Rrathë të syve

Si mund të diagnostikohet?

Mjeku alergolog do t`ju rekomandoj kryerjen e testeve të alergjisë.

Mund të kryehet nje test kutan (në lëkurë), i cili konsiston në ngacmimin e lëkurës me një alergen të caktuar. Nëse jeni alergjik ndaj asaj substance, lëkura juaj do të shfaq shenja të mbindjeshmërisë.

Ndonjëherë, mund të jenë të nevojshme dhe analiza të gjakut.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.