Marrja e gjakut te fëmijët nuk është aspak një eksperiencë e lehtë dhe e këndshme, si për fëmijën, prindin por edhe për personelin mjekësor.
Kryerja me sukses e kësaj procedure, duke u kujdesur që për fëmijën mos të kthehet në një situatë traumatike, nuk është vetëm për shkak të teknikës së duhur të përdorur, po mbi të gjitha është për shkak të ndërveprimit me fëmijën.
Përtej teknikës së duhur të infermierit, prindi mund të ndikoj shumë pozitivisht në këtë eksperincë të fëmijës së tyre.
Disa nga strategjitë e përdorura për të zbutur ankthin e fëmijëve gjatë marrjes së gjakut janë:
– Diskutoni me fëmijën tuaj paraprakisht nëse dëshiron të shoh infermierin gjatë marrjes së gjakut apo preferon t`i ketë sytë diku gjetkë. Nëse fëmija nuk dëshiron të shoh procedurën e marrjes së gjakut, mund t`i tregoni një video të preferuar në telefon apo ta mbani të angazhuar me diçka që i pëlqen (psh. një lodër e preferuar).
– Tregojini fëmijës suaj në shtëpi se si merret gjaku (më poshtë gjeni përshrkimin e procedurës). Kur fëmija njeh hap pas hapi procedurën dhe di saktë se cfarë do të ndodh, është më i përgatitur dhe do të ndihet në kontroll të situatës.
– Tregojini fëmijës që shpimi mund të dhemb pak por dhimbja nuk zgjat.
– Qëndroni me fëmijën tuaj gjatë gjithë procedurës së marrjes së gjakut.
– “Numëro deri në tre dhe merr frymë” është një teknikë e mirë për ta bërë më të thjeshtë marrjen e gjakut te fëmijët. Numërimi dhe frymënxjerrja e ngadaltë e bën fëmijën të ketë më shumë kontroll mbi situatën dhe një kohësisht i mban venët e fryra.
Mjeku juaj mund te kerkoj marrjen e gjakut te femija per arsye te ndryshme duke filluar nga nje kontroll i zakonshem ose per arsye diagnostikuese.
Çfare mund te prisni gjate marrjes së gjakut?
– Infermieri do ju shoqeroj në dhomen e marrjes së gjakut.
– Fëmijet mund të ulen vet në karrige ose mund të ulen në prehërin e prindit – për të siguruar rehati fizike e emocionale.
– Infermieri do të kërkoj vendin më të përshtatshëm për marrjen e gjakut, në krahun ose dorën e fëmijës.
– Para marrjes së gjakut, për arsye të evidentimit më të mirë të venës, vendoset një rrip pa lateks lehtësisht i shtrënguar.
– Zona ku do të merret gjaku pastrohet dhe më pas në rast nevoje mund të aplikohet një spray i ftohtë për të zbutur dhimbjen.
– Më pas, një age e vogël injektohet e cila transferon gjakun në një tub, për ta analizuar më tej në laborator.
– Pas përfundimit vendoset një bandazh i vogel për fëmijë.
– E gjithë procedura mund të zgjas nga 5-10 minuta.