Jeni shtatzanë dhe pyesni veten nëse mundeni të konsumoni kafe apo jo?
Ja çfarë thotë dietologia dhe specialistja e ushqimit “Sarah Schenker” në lidhje me këtë.
Po, ju mund të pini ende kafe, pra mund ta konsumoni atë edhe pse tashmë jeni shtatzanë. Këshillohet megjithatë të bëhet në mënyrë të moderuar, duke mos e tejkaluar limitin prej 200 mg kafe në ditë.
Cfarë ndodh nëse e tejkaloj limitin prej 200 mg në ditë?
Nëse ju konsumoni në mënyrë konstante më tepër se 200 mg kafeinë në ditë ndërsa jeni shtatzënë mund të rrezikoni që shtatzënia juaj të përfundojë në abort, ose fëmija juaj të lindë me një peshë shumë të vogël trupore. E dini se fëmijët që lindin me peshë të vogël janë më të rrezikuar për të pasur probleme me shëndetin pasi të jenë rritur?
Në çfarë forme mund ta marr sasinë prej 200 mg kafeine në ditë?
Nuk ka rëndësi nëse ju e merrni këtë sasi nëpërmjet kafesë, cajit jeshil, pijeve energjike, cokollatës etj. Keni parasysh se sasia e kafeinës që përmban një ekspres apo kapuçino mund të jetë e ndryshme, duke variuar nga 50 mg në 300 mg.
Konsumoni kafe “dekafeinato”
Kjo është një alterantivë shumë e mirë duke qënë se kjo lloj kafeje ka shije pothuasje të njëjtë me atë të kafesë normale.
Si ndikon kafeina në trupin tim?
Nëse ju merrni sasi të mëdha kafeine mund të keni nevojë më të shpeshtë për të urinuar, mund të keni probleme me diarrenë, si edhe probleme me stomakun duke qënë se kafeina stimulon rritjen e aciditetit të stomakut. Ju gjithashtu mund të keni probleme me gjumin si edhe dhimbje koke në momentin që kafeina ka dalë jashtë trupit tuaj.
Si ndikon kafeina tek fetusi?
Duke qënë se kafeina është në gjendje të përshkrojë placentën, duke bërë që fëmija të ketë rrahje më të shpeshta zemre. Gjithashtu sasia e madhe e kafeinës shkakton edhe frymëmarrje të shpeshtë dhe qëndrim më të gjatë zgjuar tek fetusi.