Rutina e rregullt e kujdesit ndaj fytyrës është thelbësore për të pasur një pamje të freskët dhe rinore gjithmonë.
Përveç larjes dhe pastrimit të thellë të fytyrës, duhet të merrni në konsideratë edhe aplikimin e maskave të cilat ushqejnë dhe zbusin fytyrën duke mbajtur larg rrudhat.
Kur duhet të aplikoni një maskë fytyre?
Megjithëse ideja e maskës për rrudhat duket e thjeshtë dhe e lehtë, duhet të dini kur ta aplikoni për të arritur rezultate maksimale.
Në rastin ideal, duhet të bëni maskë për fytyrën 2-3 herë në javë, ndërsa për lëkurat shumë të ndjeshme njëherë në javë do të mjaftonte.
Maska duhet aplikuar pas pastrimit të fytyrës, në mënyrë që poret të jenë të hapura dhe lëkura të përthithë të gjitha vlerat ushqyese që i nevojiten.
Këshilla që duhet të keni parasysh kur aplikoni një maskë:
Përdorni krem hidratues pas maskës;
Mos e lini maskën për një kohë të gjatë, prisni pesë deri në 10 minuta dhe më pas lajeni.
Mos e fshini fytyrën me peshqir, por lëreni të thahet vetë;
Nëse aplikimi i maskës me duar nuk ju duket praktik, mund të përdorni një furçë;
Lajeni fytyrën me ujë të vakët.