Nëse fëmija juaj ka ardhur në jetë, shumë urime për ju. Me siguri keni pritur me padurim për nëntë muaj dhe gjithçka që doni është të mbani të voglin tuaj në krahë. Por anëtarët e familjes dhe miqtë do t’ju kujtojnë vazhdimisht gjërat që mund dhe nuk mund të bëni gjatë kësaj faze. Me kaq shumë këshilla sa ju vijnë, e kuptojmë që për ju mund të jetë një periudhë shumë konfuze.
Për këtë arsye më poshtë ju radhisim gjërat që nuk duhet të bëni pasi keni lindur:
1.Mos harroni të hani. Tani që fëmija juaj ka ardhur në jetë, ju duhet ta ushqeni me gji. Dhe nëse lindja ka qenë e vështirë me siguri ju duhet pak kohë deri sa të merrni veten.
Në këtë periudhë ju duhet të merrni të gjitha lëndët ushqyese që mundeni. Pra, edhe nëse shtimi i peshës pas shtatzënisë ju frikëson, prisni ca kohë para se të filloni të kaloni tek dieta. Për momentin është e nevojshme që të hani shëndetshëm dhe sigurohuni që të merrni të gjitha ushqimet e duhura.
2.Mos filloni të pastroni shtëpinë sapo fëmija juaj bie në gjumë. Mund të jetë një instikt natyror që ju të filloni pastrimin e shtëpisë sapo fëmija juaj të bjerë në gjumë.
Me siguri ju doni që shtëpia juaj të jetë e pastër. Por, mos u përpiqni ta bëni këtë. Ju sapo keni kaluar një proces të madh dhe keni nevojë t’i jepni trupit tuaj pak kohë për t’u shëruar. Pra, kur i vogli juaj pushon edhe ju përpiquni që të qetësoheni sadopak.
3.Mos e zëvendësoni kohën tuaj të fjetjes me ndonjë gjë tjetër. Duke qenë se përgjegjësitë ju rriten gjatë kësaj kohe ju mund të stresoheni për punët që ju ngelin pa bërë. Por sapo të keni shansin për të fjetur gjumë, mos lejoni që kjo mundësi t’ju ikë, sidomos nëse i vogli juaj është gjithashtu duke fjetur. Mohimi i kohës së gjumit të merituar gjatë kësaj periudhe mund t’ju lodhë shumë.
4.Mos mendoni se qumështi i gjirit do të vijë natyrshëm tek ju. Meqenëse ushqyerja me gji është një proces natyror, shumë prej jush mund të mendojnë se do të vijë natyrisht edhe për ju.
Por në fakt ushqyerja me gji ka nevojë për disa praktika në mënyrë që të bëhet e përsosur. Pra, nëse mendoni se do të jetë shumë e lehtë kjo procedurë mund t’ju bëjë të stresoheni kot. Kështu që merrni kohën që ju duhet për të praktikuar ardhjen e qumështit dhe të gjitha do të shkojnë siç duhet.
5.Mos ngrini pesha të rënda. Ju jeni ende në fazën tuaj pas lindjes dhe muskujt tuaj janë ende duke u rikuperuar. Ju mund të ndiheni si një super-woman dhe mendoni se mund të bëni gjithçka, madje edhe të ngrini pesha, por jo. Në qoftë se keni nevojë për ndihmë mos ngurroni ta kërkoni atë tek të tjerët, pasi mund të përfundoni duke shkaktuar më shumë dëmtime për veten tuaj sesa të mira. Gjatë kësaj faze, të gjithë janë më shumë se të gatshëm për t’ju ndihmuar.
6.Mos lejoni që njerëzit të vijnë t’ju vizitojnë në ditët e para. Ne e kuptojmë se ata do të jenë kureshtarë dhe do të donin të dinin si e kaluat procesin e lindjes apo të shohin bebin. Por, në ditët e para, sistemi imunologjik i të vegjëlve tuaj mund të jetë mjaft delikat. Pra, riorganizoni vizitorët që do të vijnë. Dhe, përpiquni ta mbani foshnjën larg njerëzve ditët e para.
7.Mos vishni rroba të ngushta. Ndërkohë që mund të tundoheni dhe t’i ktheheni zakonit të vjetër për të veshur rroba të modës, mos u përpiqni ta bëni këtë. Siç është përmendur edhe më sipër, trupi juaj po shërohet dhe ka nevojë për hapësirë. Pra kërkoni të vishni veshje të lirshme.
Këto janë vetëm disa këshilla themelore që ju mund t’ju udhëzojnë për një shërim më të lehtë dhe më të shpejtë pas lindjes. Nëse keni sugjerime të tjera mund t’i ndani me ne në komente.