Për meshkujt, faktorët që janë të rëndësishëm për fertilitetin përfshijnë vëllimin e spermës, përqendrimin e spermës, lëvizjen e spermës dhe formën e spermës.
Nëse cilësia e spermës është e ulët, për shembull shpejtësia e lëvizjes është e ulët ose forma është jonormale, mund të ndodhë të paraqitet gjendja e infertilitetit.
Sperma gjithashtu mund të mungojë, shpesh për shkak të bllokimit ose mungesës së ‘vas deferens’ – tubi që bart spermën nga testikujt në uretrën.
Çfarë e shkakton infertilitetin mashkullor?
Disa arsye që një mashkull mund të ketë probleme me fertilitetin përfshijnë:
– Një histori e infeksioneve seksualisht të transmetueshme;
– Trajtimet e kaluara mbi kancerin;
– Disa sëmundje kronike dhe trajtimet e tyre (për shembull, diabeti);
– Përdorimi i duhanit dhe alkoolit;
– Të qenit nënpeshë ose mbipeshë;
– Një dëmtim i testikujve;
– Shkaqet gjenetike;
– Ekspozimi ndaj toksinave të caktuara mjedisore ose profesionale.
A ka trajtim për infertilitetin mashkullor?
Hapat fillestarë të trajtimit mjekësor do të përfshijnë analizën e spermës dhe ndoshta testimin gjenetik.
Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor, mund të rekomandojë një formë të teknologjisë riprodhuese të asistuar.
Kjo mund të përfshijë inseminim artificial ose intrauterin (sperma futet në vaginë ose qafën e mitrës së gruas, ose spermatozoidet futen në mitër përmes një kateteri), fekondimin in vitro (duke sjellë spermën dhe vezën së bashku jashtë trupit) ose stimulimin ovarian.