Unë jam në tremujorin e parë të shtatzanisë dhe po humbas peshë. Çfarë po ndodh, a është normale diçka e tillë?
Ju prisni që shifrat që tregon peshorja të rriten, pasi të mësoni se jeni shtatzanë, kështu që është normale të shqetësoheni kur ndodh e kundërta.
Por humbja e peshës në shtatzëninë e hershme është në të vërtetë mjaft normale, veçanërisht nëse keni një rast të keq të të vjellave të mëngjesit.
Rreth 80 për qind e nënave do të përjetojnë një formë të përzierjes së shtatzënisë, duke rezultuar në disa rroba që rrinë më lirshëm këto javë të para të shtatzanisë.
Sigurohuni që humbja e disa kilogramëve në këtë fazë nuk ka ndikim në zhvillimin e fëmijës suaj. Dhe për të vënë gjërat në balancë, ju gjithsesi nuk duhet as të fitoni shumë peshë!
Gratë me peshë normale nuk duhet të fitojnë më shumë se dy deri në katër kilogramë gjithsej në të gjithë tremujorin e parë.
Deri në javën e 14-të, të vjellat në mëngjes do të jenë zhdukur dhe oreksi juaj ka të ngjarë të rikthehet.
Në këtë pikë, shumica e grave që humbën peshë në muajt e parë e rimarrin atë në mënyrë të shpejtë.
Të vetmet raste kur duhet të shqetësoheni, janë nëse humbni më shumë se 10% të peshës totale të trupit tuaj. Nëse ndodh kjo, mjeku me shumë mundësi do t’ju japë ilaçe për të qetësuar të vjellat, në mënyrë që të hani përsëri dhe të fitoni peshë në mënyrë të shëndetshme.