Sa shpesh duhet ta ushqej fëmijën tim të porsalindur?
Le të jetë fëmija udhërrëfyesi juaj dhe ushqejeni sa më shpesh që ai dëshiron të ushqehet. Nuk ka nevojë të krijoni një rutinë gjatë ditëve dhe javëve të para.
Ditën e parë, fëmija juaj ndoshta do të ushqehet të paktën tre deri katër herë. Pas ditës së parë, fëmija mund të duket i uritur shumicën e kohës. Në këtë pikë, fëmija juaj ndoshta do të dëshirojë të ushqehet me gji të paktën tetë herë në ditë.
Sa më shumë ta ushqeni fëmijën tuaj, aq më shumë do të stimulohet prodhimi i qumështit.
Si të sigurohem se fëmija po ngopet me qumësht?
Nëse vini re këto shenja, fëmija juaj po pi mjaftueshëm qumësht:
Fëmija juaj po ushqehet të paktën gjashtë deri tetë herë në ditë.
Të dy jeni rehat gjatë ushqyerjes me gji dhe ju nuk ndjeni dhimbje.
Gjinjtë tuaj janë më të butë dhe më pak të plotë pasi ushqeni bebin.
Lëkura e fëmijës duket e shëndetshme dhe bëhet elasitke nëse e kapni dhe pastaj hiqni dorën.
Fëmija juaj është i vëmendshëm kur ai është zgjuar dhe kërkon me lehtësi të ushqehet.
Fëmija sa vjen dhe urinon më shpesh. Urina duhet të jetë e zbehtë dhe pa erë.
Si mund ta them nëse fëmija im nuk po pi sa duhet qumësht?
Fëmija nuk rimerr peshën e lindjes deri kur është 14 ditësh.
Gjinjtë tuaj nuk ndihen më të butë pas ushqyerjes.
Fëmija nuk ndihet rehat pasi ka pirë.
Lëkura e foshnjës bëhet më e verdhë.
Fëmija juaj është i përgjumur dhe ju duhet ta zgjoni atë për të ushqyer.