Fetusi siç e dimë ka nevojë për oksigjen që në fillim të shtatzanisë. Por ai nuk do të marrë frymë tamam deri pas lindjes. Kjo do të thotë që bebet nuk marrin frymë vërtet në barkun e nënës.
Mushkëritë zhvillohen herët gjatë shtatzanisë, por nuk janë plotësisht të krijuara deri në tremujorin e tretë. Mes javës së 24-36 të shtatzanisë, mushkëritë formojnë një qese të vogël e cila mbushet me oksigjen.
Fakte se si marrin frymë bebet në barkun e nënës:
1- Në javët e para të shtatzanisë, nje fetus në zhvillim e sipër, ngjason më shumë me një grup qelizash sesa me një njeri. Në këto javë, nuk ka nevojë për të marrë frymë.
2- Kordoni umbelikal është burimi kryesor i oksigjenit për fetusin.
3- Për aq kohë sa ky kordon qëndron i lidhur, nuk ka asnjë rrëzik për fëmijën. Kordoni umbelikal është shumë i rëndësishëm për jetën e një fëmije brenda barkut të nënës. Ai është burimi kryesor i ushqimit të fetusit si dhe i oksigjenit. Kjo do të thotë se nëna ashtu siç ushqen fëmijën merr dhe frymë dhe shpërndan oksigjen edhe për beben e saj.
Oksigjeni që gjendet në rruazat e saj të kuqe transmetohet tek fëmija. Nëna gjithashtu nxjerr dhe dioksidin e karbonit për veten dhe për fëmijën. Ndërsa mushkëritë janë të zhvilluara plotësisht në javën e 35-36 të shtatzanisë. Gjithsesi, evolimi ndryshon sipas rastit të shtatzanisë.
Kjo është një nga arsyet pse dhe bebet 9 muajshe kanë disa probleme të lehta të frymëmarrjes ditët e para. Edhe kur mushkëritë e fëmijës janë plotësisht të zhvilluara, fetusi nuk i përdor ato derisa lind, pasi përndryshe ai do të mbytej me lëngun që ndodhet në placentë.