Fëmija juaj varet plotësisht nga ju. Ju jeni ata që i ofroni atyre ushqim, ngrohtësi dhe rehatinë që u nevojitet.
Fëmija qan për shkak se kjo është mënyra sesi ai komunikon, ndaj ju duhet t’i përgjigjeni për të kuptuar se çfarë ka.
Ndonjëherë është shumë e vështirë për ta kuptuar në kohë se për çfarë po qan, por eksperienca të bën që disa gjëra t’i kuptosh më mirë. Por më kalimin e kohës dhe fëmija rritet dhe sigurisht që ndryshon dhe mënyra e komunikimit me të. Për shembull përmirësohet kontakti me sy. Por këtu do të gjeni disa arsye pse fëmija qan:
Mund të qajë sepse ka uri.
Mund të qajë sepse thjesht i qahet.
Mund të qajë sepse do të mbahet në krah.
Mund të qajë sepse është i lodhur dhe i duhet një pushim.
Mund të qajë sepse ka ftohtë ose vapë.
Mund të qajë kur ka nevojë për t’i ndryshuar pelenën.
Mund të qajë sepse nuk ndihet mirë.
Çfarë duhet të bëjmë kur fëmija qan?
Është normale që foshnjat të qajnë, kështu që mos e fajësoni veten.
Nëse fëmija qan vazhdimisht nuk ka ndonjë dëmtim serioz.
Vendoseni fëmijën në krevatin e tij dhe lëre të qajë për disa minuta.
Nëse ti dhe fëmija jeni të dy të mërzitur telefononi një mik për mbështetje.
Jepini vetes pak kohë dhe lëreni që dikush tjetër të merret.
Takoni prindër që kanë të njëjtin problem si ju dhe ndani eksperiencat.
Bisedoni me mjekun e fëmijes. Mos i lini gjerat të shkojnë deri aty sa të jenë të vështira për ty dhe fëmijën.
Mos u shqetësoni, e qara e fëmijës është një fazë e zakonshme ku të gjithë e kalojnë. Sa më shumë të rritet aq më shumë do ndryshojnë dhe mënyrat e komunikimit me fëmijën.