Ndryshimi i bebelinës tek fëmija ka për qëllim të ruajë higjienën dhe të parandalojë irritimet e mundshme në këtë zonë. Nëse fëmija e mban për një kohë të gjatë atëherë kjo gjë shkakton djegie dhe inflamacion.
Për këtë arsye bëhet shumë e bezdishme tek fëmija dhe i shkakton atij parehati.
Sa herë në ditë duhet t’ja ndryshoni bebelinën fëmijës?
Sa më shumë kohë kalon nga momenti i lindjes aq më shumë do shtohet dhe numri i bebelinave që nevojiten për një fëmijë gjatë një dite.
Numri i bebelinave që ndryshohet çdo ditë është nga 5 deri në 10.
Fëmija ushqehet dhe sigurisht që e ka të nevojshme ndërrimin e saj.
Sa më shumë foshnja rritet ka një pririje që të ketë një numër më të vogël të bebelinës për t’i ndërruar në ditë. Në muajin e 6-të fëmijët prezantohen me ushqime të reja. Kjo bën që për ndryshimin e bebelinës të vendoset një orar pasi ai është ushqyer.
Kur i ndryshojmë bebelinën është mirë që minimalisht një herë në ditë ta lajmë fëmijën me ujë të bollshëm vetëm në këtë zonë.
Kjo bëhet për arsye që fëmija të qëndrojë sa më pastër dhe të mos i acarohet lëkura.