A jeni gati për tu bërë nënë?
Kur filloni të mendoni për zgjerimin e familjes, mendimet tuaja do të fokusohen vetëm për periudhën pasi bebi do të lindë.
Shumica e grave nuk fokusohen në ndryshimet që duhen bërë përpara shtatzanisë edhe pse është mënyra më e mirë për të pasur një shtatzani të sigurt dhe një bebe të shëndetshëm.
Kështu që përpara se të mendoni për një shtatzani, Dr Erin McKelvey ju jep 5 këshilla që duhet t’i merrni në konsideratë.
Lini duhanin
Nuk është surprizuese që duhani mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetsore për duhanpirësen, por gjithashtu duhani mund të dëmtojë dhe bebin para apo pas lindjes.
Shmangni peshën e tepërt
Ju mund të mendoni se fillimi shtatzaninë me pak peshë të tepërt nuk prish punë pasi së shpejti duhet të kujdeseni për ushqyerjen edhe të bebit apo jo?
Fatkeqësisht obeziteti është kërcënimi i dytë më i madh për një shtatzani të shëndetshme pikërisht pas duhanpirjes.
Kujdesuni për shëndetin oral
Shëndeti oral mund të ketë një impakt të madh jo vetëm në shtatzaninë tuaj por edhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Kujdesuni për sëmundjet paraekzistuese.
Sëmundjet paraekzistuese si diabeti apo presioni i lartë i gjakut nuk do t’ju pengojnë të keni një shtatzani të shëndetshme por ju duhet të punoni me mjekun tuaj për t’i mbajtur nën kontroll ato përpara se të tentoni për shtatzani.
Rishikoni ilaçet tuaja me doktorin.
Ndërkohë që disa ilaçe mund të merren edhe gjatë shtatzanisë, disa të tjera janë të pasigurta për bebin.
Ështe e rëndësishme që doktori juaj të rishikoj të gjitha ilaçet që ju merni përpara se të tentoni një shtatëzani.