Kujdesi i prindit për fëmijën nuk ka limit, duke i kushtuar rëndësi çdo detaji për mirërritjen e tyre. Këtu nuk bën përjashtim as pesha e as gjatësia.
Prindërit vazhdimisht janë të shqetësuar duke bërë matje për të mbajtur nën kontroll peshën dhe gjatësinë e fëmijës. Ajo që është më e rëndësishme është që prindërit të mos bëjnë krahasime me bashkëmoshatarët e fëmijëve, pasi zhvillimi i secilit është individual.
Kur duhet të shqetësoheni në lidhje me gjatësinë e fëmijës?
Megjithatë, vjen një moment që është e drejtë të shqetësoheni për gjatësinë e fëmijës. Kjo është periudha kur fëmija arrin moshën e kopshtit ose shkollës fillore. Por një vlerësim jopreofesional nga ana e prindërve nuk mjafton për të përcaktuar se gjatësia e fëmijës nuk është normale.
Nevojiten vlerësime profesionale
Për të përcaktuar nëse fëmija vërtet ka probleme me zhvillimin fizik, duhet të drejtoheni te pediatri. Ky i fundit, përmes matjeve dhe krahasimeve që bën me gjithë ecurinë e fëmijës, mund të përcaktojë qartë nëse fëmija mund të quhet i shkurtër apo jo. Nëse është e nevojshme, pediatri do t’ju drejtojë në qendrat e specializuara të ndihmës.
Gjatësia dhe gjendja shëndetësore
Arsyet pse fëmija është i shkurtër mund të jenë disa. Ndonjëherë gjatësia lidhet me sëmundjet e kockave ose hiperteroidizmin, por edhe me faktorë jopatologjikë ose pubertet i vonuar, ose gjatësia e prindërve mund të jetë përcaktuese. Ka edhe raste kur është shumë e vështirë dhe e papërcaktueshme arsyeja pse një fëmijë nuk ka gjatësi normale.