E dimë të gjithë që nuk ka lëkurë në botë më të butë se ajo e një fëmije të porsalindur, por sigurisht që kjo veçori kërkon edhe një kujdes të madh nga ana e nënës.
Si duhet të kujdesemi në mënyrën e duhur për të duke qënë se është shumë e lehtë të irritohet?
Fytyra dhe duart
Është shumë e rëndësishme që fytyra fëmijës të lyhet me një krem specifik për ta mbrojtur atë nga tharja.
E njëjta gjë duhet bërë edhe me duart e fëmijës, të cilat duke qënë se duhet të lahen shpesh mund të dehidratohen. Kini kujdes në përzgjdhjen e produkteve sa më cilësore. Rekomandohet aplikimi i kremit kryesisht gjatë stinës së dimrit.
Përthyerjet e qafës dhe sqetullave
Është shumë e rëndësishme që këto zona të mbahen shumë të thata në mënyrë që të evitohet irritimi i lëkurës.
Pas banjos duhet t’i thani mirë dhe të aplikoni në to një produkt hidratues. Në rast se lëkura e fëmijës shfaqet tepër e irrituar mund të hidhni niseshte orizi në ujin që i bëni banjo.
Poshtë bebelinës
Zona e kofshëve, gjenitaleve dhe të ndenjurave të fëmijës është shumë e rrezikuar për t’u irrituar dhe prekur nga eritremat, kjo për shkak të kontaktit me urinën dhe feçet e fëmijës.
Gjatë ndërrimeve të përditshme të bebelinës këshillohet aplikimi i një kremi me bazë pantenoli dhe në rastet më të rënda duhet të merret edhe mendimi i mjekut.
Ju mund të parandaloni irritimin e lëkurës duke: ndëruar shpesh bebelinën, larë lëkurën e fëmijës me ujë të vaktët, tharë mirë fëmijën dhe duke e lënë për pak minuta të ajroset, përdorur krem mbrojtës.
Veshja e duhur
Një rol të rëndësishëm në kujdesin e lëkurës së fëmijës luajnë edhe veshjet e tij.
Përpiquni të evitoni çdo lloj materiali tjetër, dhe të përdorni vetëm pambukun, sidomos nëse bëhet fjalë për veshjet që janë në kontakt direkt me lëkurën e tij. Kujdes me veshjen, mos e mbingarkoni. Mbani mend se fëmija e vuan më shumë vapën se të ftohtin.
Produktet më të përshtatshme për lëkurën e fëmijës
Kremi me bazë zinku, kremrat dhe vajrat zbutës, kremrat me bazë kalendule, vaji i bajames, vaji i ullirit, vaji i embrionit të grurit, niseshteja e orizit (mund të hidhet edhe në ujin e banjos), kremrat me bazë pantenoli.
Të gjitha këto produkte do të rrigjenerojnë lëkurën e fëmijës duke e mbojtur atë nga agjentët irritues.