T’i heqësh fëmijës çuçon mund të ketë vështirësi njësoj si ndërprerja e qumështit të gjiirit, ose edhe më shumë. Prindërit duhet të gjejnë mënyrat e duhura për ta kaluar me sa më pak stres këtë moment të rëndësishëm për fëmijën.
Megjithatë, specialistët këshillojnë t’ja hiqni sa më shpejt fëmijës, pasi përdorimi për një kohë të gjatë mund të shkaktojnë dëme të parikuperueshme tek dhëmbët.
Disa mënyra për ta bërë sa më të lehtë heqjen e çuços:
– Çojeni fëmijën në një vend shumë të bukur, të cilin ta perceptojë si një vend magjik. Mund të zgjidhni një park ose një pyll dhe t’i tregoni fëmijës një histori shumë të bukur, duke e bërë atë protagonist e në këtë mënyrë t’i hiqni vëmendjen nga çuçoja.
– Mund të organzoni një festë vetëm me këtë qëllim, që fëmija të kuptojë rëndësinë e heqjes së tij dhe të angazhohet pa stres në këtë proçes.
– Blijini fëmijës një lodër të re, të përshtatshme për një moshë më të madhe, për ta përdorur në shenjë simbolike se tani fëmija është gati për aventura të reja dhe ka ardhur koha të heqë dorë nga çuçoja.
– Në vende si Danimarka, çuçoja varet në një pemë si një traditë për ta përshëndetur e për t’i thënë mirupafshim. Mund ta përdorni edhe ju.
– Nga ana tjetër, specialistët këshillojnë që të mos tregoheni neglizhentë kur fëmija qan, kur ju kërkon duhet gjithmonë t’i përgjigjeni sepse në të kundërt fëmija do të humbasë besimin ndaj gjithçkaje. Kështu që mos përdorni çuçon për të qetësuar fëmijën sa herë qan, por qëndrojini pranë duke i treguar se jeni aty për të.