Tani që fëmija është duke u ushqyer me ushqime të ngurta shpesh mund të ndodheni në dilemë në lidhje me atë që ai duhet të hajë gjatë ditës.
Sipas Akademisë së Pediatërve Amerikanë (American Academy of Pediatrics), fëmija duke filluar nga muaji i 8 dhe deri në atë të 12 ka nevojë për 750-900 kalori, ku 400-500 e tyre duhet të sigurohen nëpërmjet qumështit të gjirit ose formulës (rreth 720 ml në ditë).
Skema e ushqyerjes sipas pediatërve amerikanë
Mëngjesi
• 90-120 ml drithëra ose vezë të zier;
• 90-120 pure frutash ose fruta të copëtuara;
• 120-180 ml qumësht.
Mesvakti i parë
• 120-180 ml qumësht;
• 90 ml djathë të copëtuar ose perime të ziera.
Dreka
• 90-120 ml supë me perime të verdha ose portokalli si edhe mish (pule, peshku, lepuri, viçi etj);
• 90-120 ml kos ose gjizë;
• 120-180 ml qumësht.
Mesvakti i dytë
• 1 biskotë ose kraker fëmijësh;
• 90 ml kos me fruta ose pure frutash.
Darka
Supë e përgatitur me:
• Mish zogu pule;
• Perime jeshile;
• Makarona, drithëra, oriz ose patate.
Pas ushqimit 120-180 ml qumësht.
Para gjumit
Qumësht gjiri ose formule. Nëse ushqehet me qumësht formule i jepni ujë pas qumështit si edhe i pastroni dhëmbët.