Aryseja pse vonohet cikli menstrual nuk është gjithmonë shtatzania.

Shkaqet mund të jenë nga çrregullimi hormonal deri tek probleme më serioze shëndetësore. Zakonisht periodat vijnë çdo 28 ditë, por diferencat nga 21-35 ditë janë normale.

Vonesa e ciklit menstrual, ja 7 arsyet:

Stresi

Stresi mund të largojë hormonet tuaja, të ndryshojë rutinën e përditshme dhe madje të ndikojë në pjesën e trurit tuaj përgjegjëse për rregullimin e periodave,hipotalamusi. Me kalimin e kohës, stresi mund të shkaktojë sëmundje ose humbje të papritur të peshës, të cilat mund të ndikojnë në ciklin tuaj.

Pesha e ulët e trupit

Gratë me çrregullime të ngrënies, të tilla si anoreksia nervore ose bulimia mund të përjetojnë probleme me ciklin.

Nëse peshoni 10% më pak se normalja, mënyra e funskionimit të trupit do të ndryshojë dhe ovulimi mund të ndalojë. Rikthimi i peshës normale, do të normalizojë edhe ciklin.

Obeziteti

Ashtu si pesha e ulët edhe mbipesha ndikon në ciklin menstrual.

Sindromi Ovarian Polycystic (PCOS)

Sindromi ovarian polycystic (PCOS) është një gjendje që shkakton prodhim më të lartë të androgjenit, hormonit mashkullor. Ky çekuilibër hormonal sjell vonesa në cikël si dhe formimin e cisteve në vezore.

Kontraceptivët

Disa lloje kokrrash që merrni për parandalimin e shtatzanisë mund të shkaktojnë vonesë të periodave.

Sëmundjet kronike

Sëmundjet kronike si diabeti gjithashtu mund të ndikojnë në ciklin tuaj menstrual. Ndryshimet e sheqerit në gjak janë të lidhura me ndryshimet hormonale.

7. Problemet me tiroiden

Një gjendër tiroide tepër aktive ose joaktive gjithashtu mund të jetë shkaku i vonesës së periodave. Tiroidja rregullon metabolizmin e trupit tuaj, kështu që nivelet e hormoneve mund të preken gjithashtu.

Kur duhet të shkoni te mjeku

Nëse keni jashtëzakonisht shumë gjakderdhje;

Ethe;

Dhimbje të forta;

Përzierje dhe të vjella;

Gjakderdhje që zgjat më shumë se shtatë ditë;

Gjakderdhje pasi të keni kaluar prej një viti menopauzën.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.