Shpesh fëmija refuzon të pijë ujë edhe pasi ka ngrënë ushqim dhe kjo është diçka që e shqetëson nënën e re.
Por a duhet të konsiderohet si e shqetësuese?
Ja çfarë shpreh mjekja pediatre Martina Caiazzo, e specializuar në fushën e ushqyerjes së fëmijës.
Sipas saj, fëmija mund të refuzojë ujin pasi nuk ka etje. Ai mund të pijë lëngje frutash, qumësht, të hajë fruta të cilat përmbajnë ujë, të hajë supra dhe kështu nevoja për ujë ulet.
Në këtë rast nëna nuk duhet të shqetësohet pasi zakonisht me rritjen e temperaturave, ndërsa edhe humbja e lëngjeve nëpërmjet djersës është më e madhe ai do të dojë të pijë edhe më shumë ujë.
Ndërkohë, nëna duhet t’i japë sa më pak lëngje me sheqer të cilat nuk kanë asnjë vlerë ushqyese për fëmijën dhe nga ana tjetër dëmtojnë edhe dhëmbët e tij. Gjithashtu fëmija mund të krijojë varësi ndaj tyre gjë e cila rrit rrezikun e obezitetit.
Si duhet të veprojmë?
Nëna duhet të vazhdojë t’i propozojë fëmijës të pijë ujë edhe pse ai e refuzon. Ashtu siç e thamë edhe më lart në momentin që do të ketë etje ai do ta pranojë.