Shumë fëmijë fillojnë të shfaqin një refuzim të gjirit kryesisht në periudhat: 7-10 ditë pas lindjes, 2-3 javë, 4-6 javë, 3 muaj, 4, 6, 9 muaj pas lindjes etj.
Pra pas çdo momenti që ai ka mësuar diçka të re, ka hedhur një hap tjetër drejt rritjes dhe kjo është diçka kalimtare. Ndërkaq ju duhet të përpiqeni të kuptoni në çdo moment çfarë e shkakton refuzimin e fëmijës.
Disa nga arsyet e tjera se pse fëmija qan mund të jenë:
• Disa fëmijë qajnë gjatë pirjes sepse kanë nevojë të gromësijnë, disa fëmijë kanë nevojë ta bëjnë këtë më shpesh pra jo vetëm në fund të pirjes.
• Fëmija hutohet nga diçka që shikon përreth.
• Qumështi del shumë ngadalë nga gjiri dhe fëmija acarohet, pasi fluksi i paket i shkakton atij edhe gazra apo ndjesi të së vjellës.
• Disa fëmijë kërkojnë që qumështi të dalë me presion më të madh, pra nëse fillimisht ka dale me presion mund te ndodhe qe fluksi te bjere, dhe ne momentin që qumështi fillon të dalë pak më ngadalë ai bëhet i paduruar dhe qan. Kujdes! Kjo nuk do të thotë se qumështi juaj nuk del me shpejtësi, por ka momente që fluksi ngadalësohet.
• Fëmija preferon të pijë vetëm nga njëri gji. Mund të ndodhë që qumështi të mos dalë me të njëjtin fluks nga të dyja anët dhe ai të preferojë vetëm njërin gji.
• Fëmija ka tendencën të jetë më tepër i irrituar pasdite.
• Dalja e dhëmbëve mund ta bëjë gjidhënien më të vështirë.
• Bebi juaj mund të ketë myk në gojë dhe për pasojë ka siklet.
• Hunda e tij mund të jetë e bllokuar dhe ka vështirësi në frymëmarrje.
• Ai mund të jetë alergjik ndaj një ushqimi të caktuar. Mos e ngatërroni, jo alergjik ndaj qumështit por ndaj ushqimit që nëna ka konsumuar edhe pse është një fenomen i rrallë. Ai mund të ketë skuqje të mëdha në lëkurë, diarre, kolika, rrufë dhe hundë të zëna për një kohë të gjatë.
• Nuk keni mjaftueshëm qumësht.
• Fëmija vuan nga refluksi.
• Gjuha e bebes tuaj mund të ketë pe (për shkak të këtij problemi që e rregullon mjeku fëmija nuk e nxjerr dot gjuhën sipër dhëmbëve prerës dhe për pasojë ka vështirësi në thithje).
Këto janë disa nga arsyet pse bebi refuzon gjirin, në vazhdimësi do të trajtojmë zgjidhjet për secilin problem në mënyrë që gjidhënia të jetë një eksperiencë e bukur për ju dhe fëmijën tuaj.