Trupi ynë ka nevojë për kalcium dhe vitaminë D e pavarësisht kësaj shumë njerëz shfaqin mangësi të tyre.

Mënyra më e mirë për të marrë më shumë kalcium është nëpërmjet dietës. Siç mund ta dini produktet e bulmetit të tilla si qumështi, djathi dhe kosi përmbajnë kalcium.

Produkte të tjera që përmbajnë sasi të lartë të kalciumit përfshijnë:

Spinaqin
Sallatën
Bamjet
Qiqrat
Fasulet e bardha

Disa lloje peshku si sardelet, salmoni, barbuni, trofta ylber
Ushqimet e fortifikuara që përmbajnë kalcium si lëngu i portokallit, tërshëra dhe drithërat që konsumohen në mëngjes.

Produkte që përmbajnë vitaminë D përfshijnë:

Peshkun yndyror si toni, skumbri dhe salmoni

Ushqimet e fortifikuara me vitaminë D si disa produkte bulmeti, lëngu i portokallit, qumështi i sojës dhe drithërat

Mëlçinë e viçit

Djathin

Të verdhat e vezëve

Për të përftuar vitaminën D nga ushqimi, peshku është një opsion i mirë. 85 gram salmon i gatuar përmban rreth 570 unite (IU).

Cila është sasia e nevojshme ?

Sipas Institutit të Mjekësisë kjo është sasia ditore e nevojshme që duhet të merrni për kalciumin dhe vitaminën D:

Kalciumi:

Fëmijët e moshës 1-3 vjeç : 700 mg
Fëmijët e moshës 4-8 vjeç : 1000 mg
Fëmijët e moshës 9-18 vjeç : 1300 mg
Të rriturit e moshës 19-50 vjeç : 1000 mg
Gratë e moshës 51-70 vjeç : 1200 mg
Burrat e moshës 51-70 vjeç: 1000 mg
Gratë dhe burrat e moshës 71 vjeç e sipër : 1200 mg

Vitamina D:

Mosha 1-70 vjeç : 600 IU
Mosha 71 vjeç e sipër: 800 IU

Mjeku mund t’ju rekomandojë marrjen e tyre në doza më të larta veçanërisht nëse nuk jeni duke përftuar mjaftueshëm vitaminë D dhe kalcium ose nësë rrezikoni për osteoporozë.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.