Kur jeni shtatzënë, ka shumë ndryshime nëpër të cilat kalon trupi juaj. Barku rritet, duart dhe këmbët fryhen, gjinjtë zmadhohen duke u përgatitur për dhënien e qumështit. Dhe këto janë vetëm disa nga ndryshimet që përjeton një grua gjatë kohës që është shtatzënë.
Përveç këtyre ndryshimeve edhe fytyra juaj mund të pësojë disa transformime drastike.
Rritja e prodhimit të hormoneve, rritja e presionit së gjakut dhe mundësia e efekteve anësore të çdo ilaçi që mund t’ju duhet të merrni do të ndikojë në fytyrën dhe lëkurën tuaj.
Ja disa nga ndryshimet që do të keni në fytyrë gjatë kohës që jeni shtatzënë:
1.Hunda e ënjtur. Shtimi i qarkullimit të gjakut në mukozën tuaj bën që hunda të ënjtet gjatë shtatzënisë. Kjo mund të ndodhë për shkak të rritjes së prodhimit të estrogjenit. Hunda juaj do të duket më e madhe dhe më e gjerë. Kjo mund të bëjë që pamja juaj të ndryshojë.
2.Pulla kafe (Melasma). Mund ta shihni veten me pulla në ngjyrën kafe të përhapura në të gjithë fytyrën tuaj. Melasma është një gjendje hiperpigmentimi e nxitur nga hormone dhe manifestohet në formën e pullave në ballin tuaj, faqet ose mjekër.
3.Sytë e skuqur. Mund të flini mjaftueshëm gjumë dhe të bëni mjaftueshëm pushime por sytë ndodh që t’I keni me qeska të mëdha poshtë tyre duke ju bërë që të dukeni si shumë e lodhura. Natyrisht, deri në tremujorin e fundit, ju do të lodheni vërtet pasi gjumi nuk do të jetë edhe aq I rehatshëm.
4.Ënjtja e fytyrës. Ënjtja e duarve dhe e këmbëve janë mjaft të zakonshme gjatë shtatzënisë. Por as fytyra jua nuk do të shpëtojë pa u enjtur gjayë kësaj kohe. Por lajmi I mirë është se kjo ënjtje do të kalojë pak pas lindjes. Ënjtja e fytyrës, nëse është e dhimbshme ose anormale, mund të jetë një tregues i preeklampësisë dhe duhet të konsultoheni me mjekun sa më parë.
5.Rënie e qerpikëve dhe vetullave. Ndoshta nuk e prisni aspak por gjatë shtatzënisë mund të përjetoni rënie qerpikësh dhe humbje vetullash. Kjo është e zakonshme kur dieta juaj nuk përfshin proteinat e duhura, ka mungesë në vitamina apo kur kemi një mosfunksionim të gjendrës tiroide.
6.Skuqja e lëkurës. Mbajtja e peshës shtesë mund të rrisë presionin e gjakut, i cili ndikon në ngjyrën e lëkurës. Lëkura juaj e fytyrës do të duket gjithnjë e më e kuqe gjatë gjithë shtatzënisë.
7.Kapilarë të thyer. Hormonet gjithashtu mund të bëjnë që venat e kuqe të fytyrës të dalin në sipërfaqe, në ballë apo faqet tuaja. Mjekët e njohin këtë si thyerje të kapilarëve dhe këto janë një nga ndryshimet më të zakonshme në fytyrë gjatë shtatzënisë së hershme. Përsëri ato janë rezultat i rritjes së hormoneve në trupin tuaj, i cili ka një efekt zbutës në enët e gjakut, që heq shkëlqimin e mrekullueshëm nga fytyra juaj.
8.Puçrra në fytyrë . Hormonet mund të rrisin prodhimin e yndyrës në lëkurën e fytyrës duke rritur nivelet e sebumit dhe duke i bllokuar poret e lëkurës. Pra, nuk është e pazakontë të shikoni veten me puçrra si në kohën e pubertetit.
9.Shkëlqimi i lekurës. Gjatë shtatzënisë lëkura prodhon shumë yndyrë për shkak të niveleve të rritura të hormoneve. Kjo mund ta bëjë lëkurën e fytyrës me një lloj shkëlqimi të dukshëm.
10.Lëkura e ndjeshme. Ju mund të shihni se papritur lëkura juaj është bërë e ndjeshme ndaj produkteve që keni përdorur gjithmonë. Mos u habitni nëse e shihni fytyrën tuaj të pas përdorimit të disa produkteve të lëkurës. Mundohuni t’i përmbaheni produkteve natyrore për të shmangur ndonjë komplikacion të mëtejshëm.
11.Pikla dhe nishane.Nivelet e rritura të progesteronit dhe estrogjenit mund të bëjnë që qelizat e melaninës në lëkurën tuaj të ndërtojnë më shumë pigmente. Kjo mund të bëjë që piklat dhe nishanet në fytyrën tuaj të bëhen edhe më të errëta.
12.Qeskat e kalciumit. Nëse qeskat poshtë syve tuaj ju shkaktojnë shqetësim, atëherë qeskat e vogla me kalcium të njohura edhe si pikla qumështi, mund të jenë të dukshme rreth zonave delikate të syrit.Nuk ka ndonjë arsye të veçantë për shfaqjen e tyre, por ato zhduken vetë me kalimin e kohës.
13.Qimet e fytyrës.Mund të shihni qime që dalin kudo në të gjithë fytyrën tuaj, veçanërisht në ballë, veshë e madje edhe mjekër për shkak të testosteronit të nxitur nga shtatzënia. Qimet e reja gjithashtu do të dalin shumë edhe në pjesën e flokëve.