Duke marr parasysh se tashmë jeni prind është e rëndësishme që të gjeni kohë t’i kushtoni vetes suaj.
Kësaj radhe, mbase është shtatzënia juaj e dytë pritet që të kaloni më lehtë, pasi të gjitha simptomat e shqetësimet janë të njohura për ju.
Por, mundohuni që përmes këshillave të mëposhtme t’i kushtoni rëndësi vetes suaj gjatë shtatzënisë suaj të dytë:
-Merrni kohë për të pushuar: Nëse ndiheni të lodhura, provoni të flini një orë më herët.
-Konsumoni ushqime të shëndetshme dhe qëndroni të hidratuara;
-Vazhdoni vizitat e juaja: Kujdesi ndaj vetes do të thotë që ju do të jeni në gjendje të kujdeseni më mirë për fëmijët tuaj.
-Bisedoni me partnerin tuaj: Kohën e mbrëmjes praktikoni t’ja kushtoni familjes, diskutimeve me partnerin tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë gjithashtu edhe në lehtësimin e shqetësimeve tuaja.
-Bëni foto të shtatzënisë suaj: Është një ndër udhëtimet më të bukura, andaj mbanë kujtim përmes fotove të realizuara.