E qeshura gjatë gjumit, ndryshe e njohur si hipnogjeli, është një dukuri relativisht e zakonshme, e cila shfaqet që nga foshnjëria.
Nuk është ende e qartë se çfarë e bën një foshnje të qeshë gjatë gjumit.
Përpos kësaj, ende nuk është e ditur nëse foshnjet ëndërrojnë, megjithëse ato përjetojnë një ekuivalent të gjumit REM të quajtur gjumë aktiv.
Meqenëse është e pamundur të dihet nëse foshnjet ëndërrojnë, e qeshura gjatë gjumit mund të jetë thjeshtë një refleks sesa një përgjigjje ndaj një ëndrre që ato shohin.
Deri më tani, shumë studiues vërejnë se foshnjet mund të buzëqeshin në gjumë gjatë gjumit aktiv.
Kur foshnjet kalojnë këtë lloj gjumi, trupi i tyre mund të bëjë lëvizje të pavullnetshme. Këto lëvizje, kontribuojnë në të qeshurën e foshnjes suaj.