Prezenca e ciklit menstrual, dy herë brenda muajit, mund të jetë një shenjë që tregon në lidhje me shëndetin tuaj.
Megjithatë, mund të jetë vetëm mënyra sesi funksion trupi juaj në një fazë të jetës.
Pavarësisht, nëse keni cikël menstrual brenda muajit dy herë, rekomandohet që të konsultoheni me mjekun tuaj.
Cikli menstrual konsiderohet të jetë i rregullt nëse ndodh nga 21 deri në 35 ditë.
Ndërsa, shumë gra kanë një cikël të rregullt, disa prej tyre mund të përballen me periudha të parregullta.
Frekuenca e ciklit tuaj, sesa ditë zgjat, e tëra varet nga nivelet aktuale të hormoneve të trupit tuaj.
Hormonet ndryshojnë, veçanërisht kur jeni afër fillimit ose fundit të viteve tuaja riporodhuese apo kur bëni ndryshime në stilin tuaj të jetesës.
Të gjitha këto mund të rezultojnë që të keni cikël menstrual më shpesh.
Faktorët tjerë potencialë përfshihen:
-Mosha
Mosha luan një rol të rëndësishëm në ciklin tuaj menstrual, duke përfshirë frekuencën e periudhës, kohëzgjatjen dhe peshën.
Zakonisht, vitet tuaja të adoleshencës mund të përballeni me çrregullime të ciklit, ashtu sikurse në vitet e 40-ta dhe 50-ta.
-Endometrioza
Endometrioza është një gjendje mjekësore në të cilën indet që mbështjellin pjesën e brendshme të mitrës (endometriumi) rriten në pjesën e jashtme të këtij organi.
Dy simptoma kryesore që tregojnë se jeni duke u përballur me endometriozë janë: periudhat i kaloni me shumë dhimbje, gjakderdhje e tepërt dhe cikle të shkurta menstruale – që nënkupton se mund të keni dy periudha brenda muajit.
-Sëmundja e tiroides
Gjëndra tiroide dhe hormonet që prodhoni janë të rëndësishme për rregullimin e ciklit tuaj menstrual.
Hipo apo hipertiroidizmi mund të ndikojë në ciklin tuaj menstrual.
-Polipet ose fibromat e mitrës
Polipet e mitrës zhvillohen në endometrium.Ato mund të variojnë nga madhësia dhe nuk janë kancerogjene.
-Sëmundja inflamtore e legenit
Ndonjëherë, bakteret normale vaginale, veçanërisht klamidia dhe gonorrea, mund të lëvizin nga vagina deri në mitër duke shkaktuar sëmundjen inflamatore të legenit.