Një nga pyetjet më të zakonshme që prindërit bëjnë është se kur fëmija i tyre duhet të ketë vizitën e parë tek stomatologu.
Sipas Akademisë së Stomatologjisë Pediatrike rekomandohet që një fëmijë duhet të vizitojë dentistin në kohën kur dhëmbi i parë është i pranishëm tek ai.
Kjo mund t’ju duket shumë herët, mirëpo është mirë që të filloni nga kjo moshë për të parandaluar një numër problemesh që mund të ndodhin gjatë fëmijërisë.
Natyrisht se, vizita e parë dentare u jep prindërve një shans për të kuptuar rëndësinë e kujdesit të dhëmbëve të fëmijëve të tyre dhe poashtu u jep fëmijëve një shans për të krijuar një mjedis komod tek stomatologu qysh nga mosha e hershme.
Gjithashtu, gjatë takimit të parë, stomatologu do t’ju ofroj sugjerime në lidhje me:
-Çfarë lloj pastë të dhëmbëve dhe furçë të dhëmbëve duhet të përdorni;
-Teknikat e pastrimit;
-Si të lehtësoni dhimbjet gjersa fëmijës suaj i dalin dhëmbët e parë;
-Cilat ushqime dhe pije krijojnë karies;
-Përgjigje në lidhje me përdorimin e biberonit dhe thithjes së gishtit.