Kanceri i gjirit është një tumor që fillon në gji dhe zakonisht prek më shumë gjininë femërore, afërsisht 12% të grave.
Ndonëse, kanceri i gjirit është i rrallë tek burrat, sëmundja mund t’i prek edhe ata.
Ekziston një numër i nëntipeve të kancerit të gjirit, të cilat disa prej tyre mund të mbeten të vogla dhe të rriten ngadalë, kurse të tjerat përhapen shpejt në rajone të tjera të trupit, kështu duke shkaktuar komplikime për jetë shkruan Very Well Family.
Kanceri i gjirit, fillimisht mund të identifikohet përmes simptomave, e të cilat janë:
Një gungë: Një gungë është shenja më e zakonshme e kancerit të gjirit.
Dhimbje në gji: Kanceri i gjirit është zakonisht pa dhimbje gjatë fazave të hershme të tij, por përhapja e tij mund të shkaktojë parehati ose dhimbje.
Ndryshimi në pamje: Një tumor mund të shkaktojë një ndryshim të dukshëm në madhësinë ose formën e gjirit tuaj.
Kjo mund të bëjë që gjinjtë tuaj të duken të ndryshëm nga njëri-tjetri.
Ndryshime në lëkurë: Zbehja e lëkurës në një pjesë të gjirit mund të jetë shenjë paralajmëruese.
Cilat janë faktorët që mund të ju tregojnë se jeni në predispozitë për t’u përballur me kancer të gjirit?
Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), studimet kanë treguar se rreziku juaj për t’u përballur me kancer të gjirit vjen si rezultat i kombinimit të një grup faktorësh.
Faktorët kryesorë që ndikojnë në rrezikun tuaj përfshijnë të qenurit grua dhe mosha.
Kanceri i gjirit prek kryesisht gratë që janë mbi moshën 50-vjecare e tutje.
Disa gram und të përballen me kacerin edhe pa asnjë faktorë rreziku. Të kesh një faktor rreziku nuk do të thotë që ju medoemos do të përballeni me kancer të gjirit.
Disa nga faktorët rrezik që nuk mund t’i ndryshoni apo që nuk varen nga ju, janë:
-Mosha: Rreziku për zhvillim të kancerit të gjirit rritet me moshën.
-Mutacionet gjenetike: Ndryshimet apo mutacionet e trashëguara në gjene të caktuara, të tilla si BRCA1 dhe BRCA2. Gratë që kanë të trashëguara këto ndryshime gjenetike janë në rrezik të lartë të zhvillimit të kancerit të gjirit dhe vezoreve.
-Historia e riprodhimit: Periudhat e hershme menstruale para moshës 12-vjecare dhe fillimi i menopauzës pas moshës 55-vjecare i ekspozon gratë ndaj hormoneve më gjatë, duke rritur rrezikun për zhvillim të kancerit.
-Historia familjare: Rreziku i zhvillimit të kancerit varet edhe nga historia familjare.