Duke i mësuar fëmijës zakone të mira të të ngrënit dhe duke i dhënë shembullin e mirë me mënyrën tuaj të të ushqyerit, e ndihmoni fëmijën të ketë një peshë dhe zhvillim normal.
Zakonet e fituara në fëmijëri mbeten edhe në moshë adulte.
Disa këshilla për prindërit:
Kujdesuni për zgjedhjet ushqimore për gjithë familjen dhe mos i rekomandoni ato vetëm për fëmijën.
Inkurajojeni fëmijën të hajë ngadalë.
Hani vaktet bashkë me gjithë familjen sa herë është e mundur.
Përfshijeni fëmijën në blerjen e ushqimeve dhe përgatitjen e gatimeve.
Ngrënia para televizorit ose telefonit nuk është e këshilluar.
Inkurajoje fëmijën të pijë më shumë ujë.
Mos e përdorni ushqimin si dënim ose shpërblim.
Kujdesuni që ushqimet që fëmija ha jashtë shtëpisë të jenë të shëndetshme.
Tregoni vëmendje ndaj porcionit dhe përbërësve.