Krahët dhe shpina

Nënat zakonisht nuk bëjnë ushtrime fizike për pjesën e sipërme të trupit të tyre dhe për pasojë ai do të do dobësohet dhe do të lëshohet.

Krahas kësaj, trupi pas lindjes prodhon hormonin “relaksinë” në sasi më të mëdha se gjatë muajve të shtatzanisë, hormon i cili mund të dobësojë edhe më shumë gjymtyrët.

Kjo do të sjellë një dobësim të muskujve deri në të pikë sa gruaja të mos jetë në gjendje ta mbajë fëmijën për shumë kohë në krah, ose edhe nëse e mban të ndiejë dhimbje.

Për këtë arsye këshillohet të tonifikohen muskujt e krahëve, shpinës, supeve në mënyrë që të lehtësohet tensioni. Qe ta bëni këtë pas lindjes duhet të prisni të paktën 6 javë.

Gishtat dhe kaviljet

Gjatë shtatzanisë trupi i gruas prodon rreth 50% më shumë gjak dhe lëngje të tjera trupore, gjë e cila ndodh për t’i ardhur në ndihmë rritjes dhe zhvillimit të duhur të fëmijës.

Gjithashtu në fryrjen e duarve, këmbëve, fytyrës, qafës dhe kaviljeve ndikon edhe ndryshimi hormonal. Këshillohet që gruaja të konsumojë ushqime të pasura me kalium, si frutat dhe perimet, si edhe të pihen të paktën 8 gota me ujë në ditë, sidomos nëse ushqeni fëmijën me gji.

Gjoksi

Gjoksi pas lindjes zmadhohet në mënyrë të ndjeshme për shkak të mbushjes me kulloshtër gjatë ditëve të para, dhe me qumësht gjatë periudhës më pas.

Gjoksi do të mbetet i madh për të gjithë periudhën e gjidhënies, dhe më pas do të vihet re një varje e tij si edhe të çara, kjo pasi lëkura e tij është tërhequr për shumë kohë si pasojë e ndryshimit të numrit.

Gjithashtu edhe thithat duket se e ndryshojnë formën e tyre. Nëse keni mundësi të ushtroni aktivitet fizik në palestër mund të bëni disa ushtrime për ta “ngritur” disi.

Barku

Barku i gruas është ai që pëson më shumë ndryshime gjatë periudhës së shtatzanisë dhe lindjes. Në bazë të disa karakteristikave të gruas shtatzanë, në të mund të shfaqen të çarat (zmaliature), humbje të fortësisë si edhe mbledhje dhjami.

Që uterusi të kthehet në dimensione normale është e domosdoshme të kalojnë 6 javë, por barku nuk mund të kthehet kaq lehtë duke qënë se lëkura është tërhequr dhe hapur për një kohë shumë të gjatë.

Këshillohet që gruaja të bëjë ushtrime “pilates” të cilat mendojnë se ndihmojnë për të rikthyer më shpejt formën e dëshiruar.

Kofshët dhe vithet

Duke qënë se gruaja gjatë shtatzanisë fiton një farë peshe të konsiderueshme, ndryshimi do të vihet re atje ku dhjami ka tendencë të akulumohet më shpejt, pra tek vithet, hijet dhe kofshët.

Për të rrëzuar peshën e fituar gruas i duhet rreth 1 vit, dhe për këtë këshillohet të bëhet rënia graduale duke kombinuar një dietë të shëndetshme ushqimore si edhe aktivitet fizik. Gruaja duhet të konsumojë ushqime që përmbajnë pak kalori dhe shumë fibra (fruta dhe perime), si edhe ushtrime për tonifikimin e muskujve.

Zona vaginale

Nëse gruaja ka bërë një lindje normale mund të ketë në trup të qepurën që mjeku i ka bërë gjatë lindjes në vaginë (epiziotomia).

Kjo e qepur kërkon rreth 6 javë të stabilizohet dhe mund të ndodhë që gruaja edhe pas kësaj kohe të ndiejë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale. Për të qetësuar dhimbjet do të këshillohej një masazh në pjesën intime pas lindjes, si edhe para lindjes për të ndihmuar muskujt të hapen më shumë.

Këmbët

Gjatë shtatzanisë pesha përqëndrohet më tepër tek këmbët, e cila edhe për pasojë të presionit të ushtruar në vena do të të shkaktojë fryrje të madhe si edhe rritje të numrit.

Këshillohet që gruaja të evitojë qëndrimet e gjata në këmbë si edhe të ulet të pushojë sa herë të ketë mundësi.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.