Infeksioni në vesh është një infeksion i cili ndodh në hapësirën prapa daulles së veshit. Këto infeksione janë të zakonshme si te foshnjet ashtu edhe te fëmijët.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, pesë në gjashtë fëmijët do të përjetojnë të paktën një infeksion në vesh para moshës tre-vjeçare.
Shenjat e zakonshme me të cilat bebi juaj përballet është vështirësia në të ushqyerit, ethe apo edhe nervozë
Infeksioni në vesh mund të shkaktohet nga bakteret ose një virus që bllokon lëngun në veshin e mesëm.
Kur bakteret udhëtojnë nëpër tubin eustachian, ai mund të bllokojë tubin, duke grumbulluar kështu lëngun në veshin e mesëm.
Zakonisht, foshnjat dhe fëmijët janë të prirur të kenë infeksione në vesh, sepse tubat e tyre janë më të shkurtë.
Shenjat se bebi juaj ka infeksion në vesh janë:
Të qara dhe nervozizëm
Infeksioni në vesh mund të shkaktojë dhimbje te bebi juaj.
Me këtë rast, kur bebi juaj është i shtrirë dhe qan shumë, kjo është si pasojë e presionit që shkakton veshi kur ai/ajo qëndron i shtrirë.
Tërheqja e veshit
Një nga shenjat që bebi juaj mundohet t’ju tregoj dhimbjen është tërheqja e veshit.
Vështirësi në të ushqyerit
Procesi i thithjes dhe gëlltitjes krijon presion në veshin e bebit tuaj.
Ndonëse, bebi mund të ndihet i uritur e ka shumë të vështirë për të ngrënë nga dhimbja e veshit.
Ethet
Është vlerësuar se 50 përqind e bebeve përjetojnë ethe kur përballen me një infeksion në vesh.