Pas ardhjes në jetë të foshnje gjithë prindërit e rinj kanë pyetje të tipit: Sa qumësht duhet të pijë i vogli ? Sa shpesh duhet ushqyer foshnja?
Përgjigjet për këto pyetje dhe të tjera për të cilat mund të jeni të paqartë i gjeni më poshtë.
Sa i madh është stomaku i një të porsalinduri?
Stomaku i foshnjës ditën e parë kur lind është sa madhësia e një qershie dhe mund të përballojnë vetëm 5-7 ml qumësht në ditë. Kjo është arsyeja pse një i porsalindur ushqehet nga pak në mënyrë të vazhdueshme.
Stomaku zhvillohet shumë shpejt çdo ditë. Në ditën e tretë stomaku ka madhësinë e një arre. Në këtë moment mund të mbajë 22-27 ml qumësht.
Rreth ditës së shtatë stomaku ka madhësinë e një kajsie dhe mund të mbajë 45-60 ml qumësht. Një muaj pas lindjes stomaku i të voglit tuaj është në madhësinë e një veze të madhe dhe mund të mbajë 80-150 ml qumësht. Ndërsa stomaku i një të rrituri mund të mbajë rreth 1000 ml ushqim.
Sa mililitra qumësht gjiri në ditë duhet të pijë foshnja e porsalindur?
Të gjitha bebet janë unike. Disa prej tyre mësohen menjëherë me qumështin e gjirit dhe ushqehen mirë që ditën e parë. Disa bebe janë shumë gjumashe dhe u duhet më shumë kohë të mësohen me gjirin.
Mund të jetë shumë e vështirë të përcaktosh sesa qumësht duhet të pijë foshnja juaj. Për t’ju ardhur në ndihmë kemi përgatitur për ju një tabelë udhëzuese ku mund të shikoni sasinë që duhet të pijë në ditë foshnja juaj.
Foshnja e porsalindur:
Foshnja e porsalindur vetëm një ditëshe ka stomakun të vogël sa një qershi që mund të mbajë vetëm një lugë gjelle kulloshtër. Duke qenë se stomaku i bebes është shumë i vogël duhet ta ushqeni vazhdimisht për 24h.
Foshnja 3 ditëshe:
Tashmë stomaku është rreth 4 herë më i madh dhe mund të mbajë 22-27 ml qumësht. Gjatë kësaj kohe fillon edhe prodhimi i qumështit dhe ushqyerja me gji bëhet më e lehtë. Në përgjithësi bebet që kur lindin kanë peshën nga 2-4 kg duhet të 22-27 ml.
Foshnja 1 njëjavëshe:
Madhësia e stomakut është e njëjtë me të një kajsie dhe mund të mbajë 45-60 ml qumësht. Pas javës së parë të lindjes foshnja fillon të shtojë në peshë dhe ka nevojë për 414-650 ml qumësht në ditë.
Foshnja 1 muajshe:
Stomaku i bebes ka madhësinë e një veze të madhe dhe mund të mbajë 80-150 ml qumësht. Pas 30 ditëve bebja duhet të ketë shtuar në peshë rreth 450 gram dhe do të ketë nevojë për 502-708 ml qumësht në ditë.