E keni freskuar dhomën e ndenjës me perde të reja dhe me jastëkë dekorativë, e keni siguruar një plakarë në korridor dhe e keni riorganizuar kuzhinën, por rregullimit të dhomës kursesi nuk po i vien rendi?
Bebja.com ka përgatitur 9 hapa, të cilat do t`jua lehtësojnë këtë punë.
Kushtojini pak kohë rregullimit të hapësirës, e cila është e “rezervuar për më të vegjlit” dhe së bashku me fëmijët, transformoni dhomën në një oazë të rregulluar kreative sipas dëshirës së fëmijës.
1. Nisuni prej fillimit
Për fillim shikoni hapësirën që është në dispozicion për fëmijët – ndoshta fëmija juaj është rritur tashmë për krevatin të cilin e përdorë që disa vite, apo ka hyrë në vitet e adoleshencës dhe dëshiron hapësirë të rregulluar në pajtim me periudhën e rebelimit.
Pa marrë parasysh moshën, secili ndihet më mirë, më këndshëm, dhe më produktiv në hapësirën e cila përmban karakterin e tij/saj. Pra, si për fillim mund të flisni me fëmijët dhe së bashku të vërtetoni në cilat mënyra fëmijët i shfrytëzojnë dhomat, cilat ngjyra do të dëshironin ti shikonin në dhomë dhe çfarë do të ishte e nevojshme të kishin në dhomë.
2. Ngjyrosni botën e fëmijëve
Mënyra më e thjeshtë dhe më e lirë që të ndryshoni dhomën e fëmijëve është ngjyra. Nëse pyetni fëmijët më të vegjël, dhoma ideale është ajo me laramanja dhe më e hareshmja, ndërsa fëmijët më të rritur përcaktohen për numër më të vogël nijansash por secili në pajtim me karakterin e vet.
Nëse lëvizshmëria nuk është opsion i pranueshëm tani, përcaktohuni për tapeta apo ngjitëse të cilat në ditët e sotme mund të gjenden me dizajne dhe motive të ndryshme – nga peizazhet përrallore, personazhet nga filmat vizatimor gjer tek motivet abstrakte.
Ngjyrosja e dhomës nuk bazohet vetëm në mure, por edhe në mobilje. Nëse blini mobilie të reja, rafte apo komodina, zgjidhni ndonjë ngjyrë të hareshme kontrasti e cila do të sjell gjallëri në dhomën e fëmijës tuaj.
3. Organizimi për shkollë
Mësimi është obligim, të cilit fëmijët nuk mund ti ikin, por mund ta bëni më të argëtuese me rekvizita të thjeshta siç janë tabelat e murit, shkrumësat në ngjyra apo format ku fëmija mund të shënojë ndeshjet, seksionet apo hobitë. Fëmijët më të rritur mund ta përdorin tabelën për zgjedhje të lehta detyrash nga matematika, ndërsa të tjerët edhe për “pikturim mural”.
4. Dekoroni, dekoroni dhe dekoroni
Keni vajzë apo djalë, asnjëri nga ata nuk mund ti rezistojë dhomës së dekoruar me jastëkë të ndryshëm, taburetë, rafte, mbulesa shumëngjyrëshe. Le të jetë edhe tepihu në këtë mbretëri të fëmijëve me motive fëmijësh, ngjyrat e dollapëve dhe krevatit në ngjyrat e preferuara, dhe sidomos fiokat me ngjyra të ndryshme për ti sortuar lodrat, librat dhe rrobat.
5. Shfrytëzoni hapësirat vertikale
Muret dhe hapësirat vertikale shpesh mbesin plotësisht të pashfrytëzueshme në dhomat e fëmijëve sepse ndjekim logjikën e thjeshtë që ato nuk janë në kontakt me dorën e vogëlushëve prandaj janë të padobishme.
Megjithatë, raftet vertikale mund të jenë vende ideale për ekspozimin e medaleve dhe trofeve nga ndeshjet sportive, koleksionet e mbledhura që moti apo lodrat nga pelushi për të cilat thjeshtë nuk ka vende nëpër fioka apo krevate.
Krijimi i rafteve të tilla është projekt shumë i thjeshtë, ku baballarët me bijtë mund ta kishin bërë gjatë një pasditeje, ndërsa vlera e hapësirës së tillë është universale sepse nuk varet nga mosha. Me kalimin e kohës, do të shihni se edhe interesimet e fëmijës tuaj ndryshojnë dhe reflektojnë, në përmbajtjen e rafteve “të ekspozuara”.
6. Vendosni varëse
Siguroni fëmijës varëse në lartësinë e përshtatshme për moshën e tij dhe do ti ndihmoni të mësojnë ti mbajnë gjërat në rregull, jo nëpër sipërfaqe, krevat apo tavolinë.
Mund të gjeni varëse me forma të ndryshme, ti përshtatni me interesimet e vogëlushit. Kur të jenë rritur fëmijët, këto varëse do të shërbejnë për vendosjen e fotografive, posterëve në korniza, pikadove apo lodrave të ngjashme.
7. Vende për libra!
Keni ndonjë qoshe të zbrazët në dhomën e fëmijëve të cilët nuk e shfrytëzoni për asgjë? Ky mund të jetë vend ideal të krijoni një raft shumëngjyrësh i cili shërben për shumë gjëra, por më së shumti për ti mbajtur librat shkollorë apo literaturën e preferuar për fëmijë.
8. Siguroni mundësinë e fshehjes së gjurmëve të rrëmujës
Që nga lindja e më tutje, rreth fëmijës mblidhen shumë gjëra të ndryshme të panumërta – nga gjërat e domosdoshme që nevojiten për kujdesin e foshnjës, rrobat që ndërrohet konstant gjatë rritjes e gjer tek lodrat dhe dhuratat të cilat i sjellin të afërmit dhe miqtë.
Faktori kyç në luftën me rrëmujën është që të siguroni hapësirën për ruajtjen, besoni apo jo, ky truk mund të bëjë një dallim të madh në dukjen e dhomës së fëmijës.
Fëmijës që është adhurues i sportit, sigurojini një pako për lodra në formë topi, ndërsa zonjushës së vogël, rafte shumëngjyrëshe për kuti. Jo vetëm që fëmijët do ti organizojnë më lehtë gjërat e tyre por edhe dhoma do ta ketë një pamje të re në pajtim me karakterin e pronarit të ri.
9. Inkurajoni fëmijët që të marrin pjesë në rregullim
Çfarëdo që të ndryshoni dhe të rregulloni në dhomën e fëmijëve, gjithsesi duhet ti përfshini fëmijët në “komisionin” i cili vlerëson pamjen e dhomës. Pjesëmarrja aktive dhe mundësia e ndikimit në pamjen e dhomës së tij, do ta bëjë hapësirën të ndikojë edhe më shumë si e “tyre”.
Përveç kësaj, fëmijët në atë mënyrë do të mësojnë edhe ndonjë gjë në lidhje me arkitekturën dhe rregullimin e shtëpisë.
Prandaj, nisuni nga fillimi dhe paramendoni dhomën e cila do të pikturojë personalitetin e fëmijës dhe do të stimulojë lojën, mësimin, rregullin apo thjeshtë argëtimin gjatë qëndrimit në mbretërinë e tij.
Megjithatë, ndoshta edhe ju do të inspiroheni dhe do të shpikni mënyra që të rregulloni edhe pjesët tjera të shtëpisë tuaj!