Shenjat e autizmit dhe veçanërisht shenjat e autizmit te foshnjat janë një shqetësim në rritje mes prindërve të ditëve të sotme.
Ajo çka është më e rëndësishme është se shenjat më të dukshme të autizmit te fëmijët fillojnë të shfaqen mes moshës 12 muajshe dhe 2 vjeç.
Megjithatë, autizmi te foshnjat mund të shfaqet që në moshën e hershme, rreth muajit të 8-të. Por, gjëja më e vështirë është përcaktimi se cilat sjellje shqetësuese janë thjesht pjesë e zhvillimit normal social apo njohës të foshnjave dhe cilat janë simptoma që tregojnë se fëmija i përket spektrit të autizmit.
Ka një shumëllojshmëri të simptomave të autizmit dhe disa prej tyre janë shumë të mrephta. Për shembull, fëmija mundet që thjesht të mos ketë të zhvilluar aftësitë e “vëmëndjes së përbashkët”, si në rastin e tregimit me gisht të sendeve në mënyrë që t’i shohin prindërit.
Në moshën 12 muajshe, te ata mund të mungojë kthimi i buzëqeshjes (buzëqeshja e ndërsjelltë shoqërore), gjë e cila duhet të përbëjë shqetësim. Ndërkohë që fëmijët me zhvillim normal mund t’u sjellin sende prindërve të tyre, një fëmijë brenda spektrit nuk e bën këtë gjë.
Por në krahun tjetër më të dukshëm, fëmija brenda spektrit të autizmit mund të ketë vështirësi në vendosjen e kontaktit me sy, fëmijët përsërisin “si papagall” fjalët që thonë të tjerët, nuk i përgjigjen emrit të tyre ose shkundin ritmikisht duart.
Por duhet patur parasysh që, asnjë prej këtyre sjelljeve e marr veçmas nuk duhet të shkaktojë shqetësim të madh. Por, kur ato bëhen bashkë, atëherë është koha që të njoftojmë një pëdiatër.
Mungesa e përfshirjes në ndërveprim nëpërmjet “vëmëndjes së përbashkët”
Mungesa e fjalëve deri në moshën 18 muajshe
Mos sjellja e sendeve te prindërit e tyre
Sjellje kompulsive përsëritëse
Mungesa e “buzëqeshjes shoqërore”
Vështirësi në krijimin e kontaktit me sy
Mungesa e përdorimit të gjesteve
Të qëndruarit i tërhequr nga shoqëria
Mungesa e përgjigjes ndaj emrit të tij/saj
Përsëritje e vazhdueshme e asaj që të tjerët thonë
Vështirësi me ndryshimet
Humbje e aftësive gjuhësore dhe shoqërore (rikthim pas)
Frenim i zhvillimit të aftësive gjuhësore dhe shoqërore.