“Me rritjen e numrit të fëmijëve të prekur nga spektri i autizmit po rriten edhe shqetësimet e prindërve për zhvillimin e fëmijës së tyre. Çdo ditë ne si specialist që merremi me fëmijët na bëhen pyetje të ndryshme rreth etapave të zhvillimit të fëmijëve.”

Kështu shpjegon logopedia Doloreza Qato Matraku.

Në një intervistë për Bebja.com Doloreza tregon se disa pika të cilat prindi duhet ti ketë parasysh në zhvillimin e fëmijës:

-Mungesa e buzëqeshjes kur prindi i buzëqesh kjo që prej moshës 6 muaj.

-Mungesa e shprehjeve emocionale që prej moshës 9 muaj.

-Mungesa e tregimit me gisht të objektit që fëmija do në moshën 9 muaj.

-Mungesa e gugatjeve në moshën 12 muaj.
-Mungesa e fjalëve të para në moshën 16 muaj.

-Mungesa e frazave me dy fjalë në moshën 24 muaj.

Intervista e plotë:

1. Si ta kuptojnë prindërit që fëmija i tyre ka çrregullime të spektrit të autizmit?

Me rritjen e numrit të fëmijëve të prekur nga spektri i autizmit po rriten edhe shqetësimet e prindërve për zhvillimin e fëmijës së tyre. Çdo ditë ne si specialist që merremi me fëmijët na bëhen pyetje të ndryshme rreth etapave të zhvillimit të fëmijëve.

Më poshtë unë do të përmend disa pika të cilat prindi duhet ti ketë parasysh në zhvillimin e fëmijës:

-Mungesa e buzëqeshjes kur prindi i buzëqesh kjo që prej moshës 6 muaj.

-Mungesa e shprehjeve emocionale që prej moshës 9 muaj.

-Mungesa e tregimit me gisht të objektit që fëmija do në moshën 9 muaj.

-Mungesa e gugatjeve në moshën 12 muaj.
-Mungesa e fjalëve të para në moshën 16 muaj.

-Mungesa e frazave me dy fjalë në moshën 24 muaj. Etj..

PRA NËSE PRINDI VË RE NJË NGA KËTO SHËNJA TEK FËMIJA I TIJ DUHET PATJETËR TË DREJTOHET NË NJË SPECIALISTË.

2. Cilat janë disa nga vështirësitë që hasin prindërit lidhur me mënyrën se si duhet të sillem me fëmijën që ka probleme me spektrin e autizmit?

Vështirësitë padiskutim janë të shumta por një nga më të rendësishmet është sepse prindërit përjetojnë një ngarkesë të lartë emocionale dhe e kanë të vështirë të punojnë me fëmijën e tyre pasi ju mungon autoriteti.

3. Një nënë na ka dërguar në blogun tonë: “Kam djalin 7 vjeç, vuan nga autizmin, sa herë përpiqem ta bëjë gati ta nxjerrë xhiro, të ndryshojë veshjen, të qendrojë me bashkëmoshatarët, tregon munges interesi, shpesh herë bëhet agresiv.”

Atëherë mungesa e interesit vjen si pasojë e vështirësisë që shumica e fëmijëve të diagnostikuar me Çrregullim të Spektrit Autik kanë për të qëndruar dhe për të bashkëvepruar me fëmijët e tjerë.

4. Që prindërit të na kuptojnë më mirë dhe të sensibilizohen, a mund t’ju tregojmë se çfarë roli ka trajtimi nga nje logopede?

Logopedi është specialisti që studion, diagnostikon trajton dhe ndihmon çdo individë i cili paraqet çrregullime në zhvillimin gjuhësor.

Duke qënë se numri i individëve të prekur nga çrregullime të ndryshme po rritet une do të sygjeroja çdo prind që nëse fëmija i tyre deri në moshën 16 muaj nuk ka thënë akoma fjalën e parë ta bëjnë një konsultë me logopedin që edhe nese fëmija nuk ka nevoje për nderhyrie terapeutike prindi te marrë orientimin e duhur se si ta stimulojë fëmijën.

5. Pjesa më e vështirë për prindërit është të pranojnë faktin që fëmija i tyre ka çrregullime të spektrit të autizmit? Çfarë mund tj’u themi?

Prindërit janë më të prekurit nga zhvillimi i fëmijës së tyre dhe ata kanë barrën më të rëndë, mbase të përjetshme–të kujdesen gjatë gjithë kohës që fëmija i tyre t’i përshtatet sa më mirë jetës së zakonshme.

Prandaj në ditët e sotme janë të shumtë ata prindër të cilët nuk e pranojnë që fëmija i tyre mund të ketë një problem në zhvillim.

Unë doja të thoja vetëm diçka për këtë pjesë qe NDËRHYRJA E HERSHME ËSHTË ÇELËSI I SUKSESIT prandaj sa më herët ta çojnë fëmijën tek një specialist aq më shpejt do shikojnë një rezultat të kënaqshëm.

6. Doloreza ju keni një eksperiencë disa vjeçare si logopede. Të lutemi a mund të na tregosh një rast që keni trajtuar? Dhe cili është mesazhi juaj për prindërit?

Gjatë eksperiencës time disa-vjeçare une kam patur shume raste suksesi në klinikën time. Gjithmon pas rasteve të suksesit qëndrojnë prindërit të cilët janë treguar të kuptueshëm për këshillat që unë ju kam dhëne të cilat ata duhet ti ndiqnin edhe në shtëpi. Gjithashtu edhe janë treguar të duruar.

Mesazhi që une dua tju jap prindërve është:

Për këdo që ka një fëmije me çrregullim të spektrit të autizmit mos e shikoni autizmin si sëmundje, ata fëmijë thjesht e shohin botën ndryshe: në mënyrën e tyre të bukur dhe speciale.

Prindërit duhet të jenë realist që shumë shenja të sjelljes apo komunikimit përmirësohen dukshëm, ndonëse disa shenja të tjera mund të mbeten të njëjta gjatë gjithë jetës. Ata duhet të dinë se për të ndryshuar një sjellje të vetme do të kërkohet shumë kohë dhe punë, ndaj nuk duhet të demoralizohen, dhe as të pretendojnë se fëmija do të ndryshoj brenda javës.

Ka fëmijë të cilët pavarësisht nga vështirësitë në përshtatje, vazhdojnë shkollën e krijojnë familjen e tyre, duke patur një jetë të pavarur e të zakonshme. Ka fëmijë të tjerë të cilët mund të shfaqin talente të veçanta në shkencat kompjuterike ose matematikore, art, etj. Sikurse ka fëmijë të tjerë, të cilët nuk arrijnë dot të bëhen të pavarur e të jetojnë pa kujdesin e dikujt tjetër. Çdo rast është i veçantë!

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.