Logopedia Xhuljeta Qoku shpjegon se aftësitë që bebushat zhvillojnë përpara se të fillojnë të flasin janë pikërisht ato që quhen Aftësi Para-Gjuhësore.

“Komunikimi verbal është simbolik dhe për ketë arsye duhet kohë që fëmija të arrijë të kuptojë lidhjen midis fjalëve/veprimeve/shprehjeve të fytyrës dhe kuptimin e tyre. Çdo NDËRVEPRIM që bëjmë me fëmijën e ndihmon të kuptojë këtë lidhje dhe të afrohet te fjalët e para”, tregon Xhuljeta Qoku.
Sipas logopedes disa aftësi para gjuhësore janë:

– Kontakti me sy;
– Lëshimi i tingujve me qëllim;
– Imitimi;
– Vëmendja e përbashkët;
– Gjestet.

Intervista e plotë:

  1. Xhuljeta cilat janë disa aftësi themelore që bebet duhet të kenë përpara se të fillojnë të flasin?

Aftësitë kryesore që bebushat zhvillojnë përpara se të fillojnë të flasin janë pikërisht ato që quhen AFTËSI PARA-GJUHËSORE.

2. Si këto aftësi e lejojnë fëmijën të kuptojë gjuhën që më pas do ta ndihmojë atë më pas të komunikojë verbalisht?

Mund të themi që fëmijët “punojnë fort” për të ndërtuar “themelet” e komunikimit verbal, derisa më pas arrijnë të flasin. Komunikimi verbal është simbolik dhe për ketë arsye duhet kohë që fëmija të arrijë të kuptojë lidhjen midis fjalëve/veprimeve/shprehjeve të fytyrës dhe kuptimin e tyre. Çdo NDËRVEPRIM që bëjmë me fëmijën e ndihmon të kuptojë këtë lidhje dhe të afrohet te fjalët e para.

Një shembull konkret: gjatë ndërveprimit me një bebush mund të shohim AFTËSINË E VEMENDJES SË PËRBASHKËT kur fëmija dhe prindi po shohin TOPIN. Në fillim fëmija sheh TOPIN, më pas sheh PRINDIN e më pas sërish ARUSHIN dhe në këtë mënyrë po komunikon “Po sheh dhe ti atë që shoh unë?”, dhe ndërkohë prindi tregon me gisht objektin dhe e emërton atë, duke ndihmuar që fëmija TË NJOHË (KUPTOJË) topin si objekt, të IMITOJË gjestin e të treguarit me gisht, të MESOJË LIDHJEN e t e topit si objekt dhe fjalës topi DHE VETËM KUR TË NDIHET GATI DO E THOTË ATË SI FJALË.

3. Cilat janë disa nga aftësitë kryesore para gjuhësore?

 Disa aftësi para gjuhësore janë:

– Kontakti me sy;
– Lëshimi i tingujve me qëllim;
– Imitimi;
– Vëmendja e përbashkët;
– Gjestet etj.

4. Nëse prindërit vërejnë se fëmija I tyre ka vështirësi me aftësitë para gjuhësore, SI mund ta nxisin? SI mund ta ndihmojnë?

Duke realizuar ndërveprime ballë për ballë, si psh loja “ta-ta” mund të ndihmojë në zhvillimin e KONTAKTIT ME SY; duke kënduar me fëmijën shoqëruar me gjeste ndihmojmë në aftësinë e IMITIMIT, duke komunikuar me fëmijën me një gjuhë të thjesht, me zanore të zgjatura dhe me ndalesa të vazhdueshme ndihmojmë që fëmija të kuptojë të FOLURIN ME RADHË etj.

5. Çfarë roli kanë lodrat?

Gjatë kësaj periudhe lodrat janë një mjet më shumë që prindi mund të përdorë gjatë ndërveprimeve me fëmijën, por nuk janë gjëja më kryesore, pasi siç e përmendëm edhe më lart: NDËRVEPRIMI ME PERSONAT QË E RRETHOJNË FËMIJËN ËSHTË ÇELËSI që fëmija të ndihmohet në zhvillimin e komunikimit dhe jo vetëm.

Do e nis duke thënë që në cilindo moment që prindërit kanë nevojë e dëshirë të marrin më shumë informacione lidhur me zhvillimin gjuhësor, të komunikimit dhe të folurit të fëmijës mund të drejtohen te logopedi: informacioni sjell siguri! Ndërsa përsa i përket zhvillimit të aftësive para gjuhësore me anë të vizitave te pediatri (duke qenë se gjatë vitit të parë janë të shumta) mund të mbahet situata nën kontroll dhe është pediatri që sugjeron te specialistët nëse e sheh të nevojshme.

 

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.