Kur keni një fëmijë mund të ndiheni sikur i gjithë fokusi dhe energjia juaj duhet t’i kushtohet të porsalindurit tuaj. Mirëpo, në rast se i kushtohet më tepër vëmendje, padyshim se shëndetin dhe mirëqenia juaj pas lindjes do të jetë e dobët. E kjo, do të reflektojë edhe tek foshnja juaj.

Përderisa, ju plot 9-muaj mbani foshnjen tuaj me lëndë ushqyese, tani është koha që edhe ju të rikuperoheni shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Rikuperimi fizik

Shumë gra përjetojnë dhimbje të mëvonshme, të cilat janë kontraktime të mitrës që ndodhin në ditët e para pas lindjes, ndërsa mitra zvogëlohet në madhësinë normale.

Në javët e para do të keni gjakderdhje vaginale pas lindjes. Edhe pse nuk shkakton dhimbje, kjo mund të jetë e çrregullt, duke ju shkaktuar parehati.

Nëse keni një çarje vaginale, kjo zonë mund t’ju shkaktojë dhimbje edhe gjatë urinimit.

Hemorroidet gjithashtu janë të zakonshme, e veçanërisht nëse keni pasur një lindje vaginale.

Rikuperimi emocional

Gjatë kësaj periudhe, ju mund të ndiheni të shqetësuara dhe të pasigurta në rutinën tuaj të re.

Si rrjedhojë e kësaj, shumë gra përjetojnë depresionin pas lindjes, e i cili rezulton nga humbja e energjisë dhe kënaqësisë për jetë, mendime për vetëdëmtimin ose ndaj vetës ose ndaj fëmijës, pavlefshmëria dhe zemërimi.

Cila është lidhshmëria me shëndetit fizik dhe emocional?

Mirëqenia juaj emocionale ka një efekt të drejtpërdrejtë në shëndetin tuaj fizik. Dhe shëndeti juaj fizik ka një efekt të drejtpërdrejtë në shëndetin tuaj emocional.

Në rast se keni mungesë të gjumit, ky është një problem që i takon shëndetit tuaj fizik. Mungesa e gjumit rrit shanset për të pasur mungesë përqëndrimi, përballeni me ankthin dhe ndiheni më të nervozuar.

Ndërkoë që, edhe shëndeti emocional ndikon në atë fizik. Shembull, kur ndiheni të dëshpëruara ju mund të keni vështirësi për të përfunduar gjërat e përditshme, apo edhe kujdesi ndaj vetës.

Ju mund të mos keni energji për t’u kujdesur në mënyrë të shëndetëshme për veten tuaj ose të pini aq ujë sa nevojitet. Kjo, padyshim se ndikon edhe në shëndetin tuaj fizik.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.