Kur themi mosha të reja, studimet i referohen zakonisht moshave nën 35, 40 ose 45 vjeç. Sipas të dhënave në Shqipëri, për vitin 2020 u diagnostikuan 936 gra me kancer gjiri.

Në një analize retrospektive të bërë në gratë me kancer gjiri në Shqipëri, të diagnostikuara nga viti 2010 deri ne vitin 2019 ka rezultuar se 36.9% e pacienteve te diagnostikuara ishin nën moshën 50 vjeç, krahasuar me rreth 9% të po të njëjtës moshë në vendet perëndimore. Cilët janë llojet më të shpeshtë të kancerit të gjirit në moshat e reja?

Krahasuar me kancerin e gjirit në moshat mbi 50 vjeç, kanceri i gjirit në moshat e reja: – Mund te jetë më agresiv dhe të ketë ritëm të zhvillimit më të shpejtë

Diagnostikohet në stad më të avancuar – Ka më shumë gjasa të jetë nëntip “Triple Negtive” ose të shprehë receptorët HER2.

– Ka më shumë gjasa për rekurrencë (përsëritje të sëmundjes) Kanceri i gjirit “Triple Negative” është një nëntip i kancerit të gjirit që paraqet shumë sfida në trajtim, pasi mungesa e receptorëve hormonalë përjashton një gamë të gjerë mundësish trajtimi.

Megjithatë, trajtimi me kimioterapi dhe radioterapi janë në përgjithësi efektiv kundër këtij lloji të kancerit të gjirit nëse është i diagnostikuar në stad të hershëm. Cilët janë faktorët e riskut? Shumica e faktorëve të riskut për kancer gjiri që vlejnë për moshat mbi 50 vjeç vlejnë edhe për moshat e reja. Faktorët e riskut për kancer gjiri në moshat e reja përfshijnë:

– Familjarë me kancer gjiri para moshës 45 vjeçare – Familjarë me kancer ovari pavarësisht moshës – Mutacione në gjenet e lidhura me kancerin e gjirit – BRCA1/BRCA2 – Familjarë me mutacione në gjenet e lidhura me kancerin e gjirit – BRCA1/BRCA2 – Histori me rrezatim jonizues (radioterapi) në zonën e kraharorit përgjatë fëmijërisë

– Histori të mëparshme me kancer gjiri ose DCIS/LCIS – Dendësi e rritur e gjirit (e identifikuar gjatë ekzaminimeve imazherike) Gjithashtu, studimet kanë treguar se obeziteti rrit riskun për kancer gjiri në moshat e reja, veçanërisht për nëntipin “Triple Negative”.

Si bëhet depistimi dhe diagnositkimi? Shpesh, mjekët e diagnostikojnë kancerin e gjirit në moshat e reja në stade më të avancuara. Një arsye është që moshat e reja shpesh nuk janë të ndërgjegjësuara që kanceri i gjirit mund të prekë dhe ato, ndaj shpesh neglizhojnë kontrollet mjekësore.

Gjithashtu, indi i gjirit në moshat e reja është më dens, çka e bën identifikimin e formacioneve malinje më të vështirë, si në imazheri ashtu dhe në vet-ekzaminim.

Si ndikon trajtimi për kancer gjiri në fertilitet?

Disa medikamente për trajtimin e kancerit të gjirit mund të ndikojnë në funksionimin e vezoreve ose të ndikojnë në zhvillimin e embrionit. Për këtë arsye, gratë e diagnostikuara me kancer gjiri në moshë të re duhet të diskutojnë me mjekun e tyre opsionet për ruajtje të fertilitetit para fillimit të trajtimit për kancer gjiri.

Cilat janë efektet e vona të kancerit të gjirit në gratë në moshë të re? Për shumë gra, rrugëtimi pas një diagnoze me kancer gjiri është plot sfida fizike dhe emocionale.

Disa prej tyre mund të jenë edhe më të shprehura në moshat e reja. Gratë me kancer gjiri në moshë të re mund të përjetojnë simptoma të lidhura me disfunksionin ovarian, trajtimin kundër kancerit dhe uljen e nivelit të estrogjenit.

Ato përfshijnë:

– Thatësia vaginale

– Lodhje

– Rënie të libidos

– Risk të shtuar për fraktura

– Çrregullim konjitiv

– Ankth

– Depresion

– Ndjenjë izolimi

Gratë që përjetojnë këto simptoma kanë nevojë për mbështetje nga një ekip multidisiplinar, i cili përfshin kujdesin e një onkologu, profesionisti të shëndetit mendor, nutricionisti dhe profesionistë të tjerë të shëndetit në varësi të simptomatikës së paraqitur.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.