5 hapa për prindërim të qetë kur fëmija del jashtë kontrollit

Si prindër, jo vetëm që duhet të menaxhojmë veten tonë, por duhet të ndihmojmë edhe fëmijët të menaxhohen. Do të duhet të kalojë shumë kohë para se t’ia shohim frytet mundit që kemi derdhur për tu mësuar fëmijëve vetëmenaxhimin.

Në varësi të moshës, temperamentint dhe asaj çka po ndodh në jetën e tyre, fëmijët tanë akoma nuk janë të pajisur me aftësitë e nevojshme për të përballuar zhgënjimet dhe frustrimet, për të qetësuar veten, për tu përqëndruar në një objektiv të caktuar , për të vlerësuar mundësitë apo për të marrë vendime të menduara mirë.

Nga ana tjetër, sa të përgatitur jemi ne si prindër të ndihmojmë fëmijën në ndërtimin e vetëkontrollit? Sistemi jonë i vetëkontrollit, i cili është ndërtuar pjesërisht nga genet dhe më pas gjatë fëmijërisë sonë dhe gjatë eksperiencave të ndryshme jetësore duhet të përshtatet tani për t’i ardhur në ndihmë fëmijës sonë. 5 hapa për ta kryer këtë vijojnë si më poshtë:

Hapi i parë: Rishikoni pritshmëritë dhe thjesht vëzhgoni
Vëzhgoni me vëmendje objektivisht fëmijën tuaj për të njohur më mirë aftësitë dhe vështirësitë në mënyrë që të kini pritshmëri të përshtatshme.

Hapi i dytë: Ndani emocionet tuaja nga të tyret
Vini re veten! Çfarë ju acaron më shumë? Listoni faktorët që rritin nervozizmin tuaj dhe ndajeni atë nga sjellja dhe kërkesat e fëmijës suaj.

Hapi i tretë: Ndërtoni mjetet tuaja të prindërimit
Përcaktoni situatat ku fëmija juaj del jashtë kontrollit dhe mendoni për një plan që ta mbani situatën nën kontroll. Zakonisht plani duhet të përfshijë patjetër 3 etapat: njohje e situatës, krijim raporti, edukim.

Hapi i katërt: Kujdesuni për veten
Për të qënë i qetë me fëmijët, së pari, duhet të jesh i shlodhur dhe të kesh një mbështetje të mirë sociale dhe emocioanle. Kjo është një sfidë e madhe në kohët e sotme të prindërimit, por nëse përparësitë vendosen drejt, nuk është e pamundur.

Hapi i pestë: Çfarë të bëni kur e humbni toruan?
Sado të mundoheni, gjithmonë do të ketë raste kur iu rrëshket situata nga duart, por përdoreni këtë rast për të nxjerrë mësime dhe si një mundësi ku t’i demonstroni fëmijës suaj teknika të vetëmenaxhimit.

Përgatiti: Elona Çeço
Referenca: http://nurtureandthriveblog.com/five-steps-to-becoming-a-c…/

Ndoshta do t'ju pëlqente të lexonit edhe...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *